Renditja e FIFA-s, Shqipëria vazhdon të humbasë pozicione

23 Nëntor 2011, 13:00Sport TEMA

Periudha e keqe që është duke kaluar kombëtarja shqiptare reflektohet edhe në renditjen e FIFA-s. Për muajin nëntor, kombëtarja jonë ka zbritur edhe katër vende të tjera dhe tashmë renditet në vendin e 75.

Humbjet radhazi padyshim që janë faktori kryesor për këtë zbritje të ndjeshme të Shqipërisë, e cila prej tetë ndeshjesh me radhë nuk ka arritur të fitojë dot asnjë, madje duke humbur edhe me ekipe modeste si Luksemburgu dhe Azerbajzhani.

Në vendin e parë të renditjes së FIFA-s vazhdon që të qendrojë Spanja, pavarësisht humbjes me Anglinë dhe barazimit me Kosta Rikën në dy ndeshjet e fundit miqësore.Renditja vijon me Holandën, Gjermaninë dhe Uruguajin, ndërsa në vendin e pestë është ngjiturAnglia, duke zbritur kështu në vendin e gjashtë Brazilin.

 

1 komente në “Renditja e FIFA-s, Shqipëria vazhdon të humbasë pozicione”

  1. Pelasgian says:

    kto renditjet jan VK fare ! Ja P.SH , Spanja kampion bote ishte duke humbur me Costa Riken 2-0 dhe pastaj barazoj !
    Nuk ka c’te duhet renditja e FIFES ! ne fushe tregohet se sa te vlen lekura !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje