Hidhet shorti i Botërorit, ndeshja e parë Shqipëri-Qipro

22 Nëntor 2011, 17:54Sport TEMA

Drejtuesit e 6 kombëtareve në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria ka rënë dakord për përcaktimin e datave për përballjet eliminatore të Kampionatit Botëror 2014. Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e këtyre eliminatoreve duke u përballur me Qipron në shtëpi më 7 shtator të vitit të ardhshëm dhe do ta përfundojnë në Ishullin e Afërditës në 15 tetor të vitit 2013. Drejtuesit e federatës nuk kane mundur te eliminojnë zhvillimin e dy ndeshjeve brenda 4 ditëve ndërsa përballjet nuk i kane nisur me skuadrat e forta. Takimi i pare ne fushën kundërshtare për Shqipërinë është ne 11 shtator ne Zvicër. Ne muajin tetor ne harkun kohor te 4 ditëve do te ketë përsëri dy takime por këtë radhe ne shtëpi. Ne 12 tetor kuqezinjtë presin Islandën ndërsa ne 16 vjen kombëtarja sllovene. Ne vitin 2013 kuqezinjtë do te zhvillojnë me shume takime. I pari dhe me i vështiri ne Mars ne Norvegji. Ne qershor skuadra skandinave është mysafire ne Tirane ndërsa ne 6 shtator kombëtarja shqiptare udhëton drejt Sllovenisë. 4 dite me vone një tjetër udhëtim drejt Islandës se largët ndërsa takimi i fundit ne shtëpi është ne 11 tetor kundër kombëtares zvicerane.

6 komente në “Hidhet shorti i Botërorit, ndeshja e parë Shqipëri-Qipro”

  1. zefi says:

    Autori i shkrimit nuk ka haber nga gazetaria,aq me pak ajo sportive!!!Duhet te lexosh te gjithe shkrimin per te marre vesh se me cilet skuadra na ra shorti!!!Pastaj sqarimi i kote se ku luajme ne fillim,apo me tej eshte sqarim per injorantet e jo per sportdashesit!!Afisho kalendarin dhe te interesuarit e kuptojne se per cfare behet fjale!!!Ne se shkrimin e ka bere shoferi i gazetes,na falni!!GAZETA TEMA DUHET TE JETE E PERKRYER EDHE NE SHKRIMET SPORTIVE!!!

    1. Frroku says:

      Hajt mor Zef se po ja lehtesojme punen Temes. Vendin e parafundit mos na e zere kush se na mbetet qejfi.

      VITI 2012

      07.09.2012 Shqiperi-Qipro

      11.09.2012 Zvicer-Shqiperi

      12.10.2012 Shqiperi-Islande

      16.10.2012 Shqiperi-Slloveni

      VITI 2013

      22/23.03.2013 Norvegji-Shqiperi

      07/08.06.2013 Shqiperi-Norvegji

      06.09.2013 Slloveni-Shqiperi

      10.09.2013 Islande-Shqiperi

      11.10.2013 Shqiperi-Zvicer

      15.10.2013 Qipro-Shqiperi

      http://www.fshf.org/artikull/datat-me-short-bushi-terheq-fatin

    2. stefan cole vlore says:

      O Zef, une habitem si nuk kane akuzuar Berishen apo Bashen edhe per shortin. Sa per gazetarine e ketyre,bir selman i nenes ke te qaj me pare…Gazetar qe e kane mare shkollen duke pertypur fara luledielli nga mengjesi deri ne mbremje..

  2. kosovari 01 says:

    Kështu duket kalendari i ndeshjeve të kombëtares shqiptare për botërorin Brazili 2014:

    SHQIPERI – Qipro (7 shtator 2012)

    Zvicer – SHQIPERI (11 shtator 2012)

    SHQIPERI – Islande (12 tetor 2012)

    SHQIPERI – Slloveni (16 tetor 2012)

    Norvegji – SHQIPERI (22/23 mars 2013)

    SHQIPERI – Norvegji (7/8 qershor 2013)

    Slloveni – SHQIPERI (6 shtator 2013)

    Islande – SHQIPERI (10 shtator 2013)

    SHQIPERI – Zvicer (11 tetor 2013)

    Qipro – SHQIPERI (15 tetor 2013)

  3. raimondi says:

    Te thuash te drejten nuk eshte ndonje grup i veshtire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje