Pas prishjes së marrëdhënieve me Sitin, Karlos Tevez është duke kërkuar një ekip të ri. Interes më të madh për sulmuesin argjentinas kanë shprehur ekipet italiane, veçanërisht Milani.
Sipas Sportmediaset, tashmë mes të dyja palëve tashmë kanë nisur edhe tratativat e para, duke qenë se agjenti i Tevez ka qenë i pranishëm në Milano.
Megjithatë, pavarësisht dëshirës së të dyja palëve, tratativat do të jenë shumë të vështira me Mançester Sitin.
Milani kërkon që të marrë borxh deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje. Për këtë, Siti kërkon 5 milionë euro deri në fund të sezonit dhe më pas 20 milionë të tjera.
Por, problemi më i madh duket se është paga e Tevez. Ky i fundit merr plot 8 milionë euro dhe për Milanin është e papërballueshme. Kështu që, nëse Tevez dëshiron të transferohet në Milano, duhet të bëjë një sakrificë për të ulur pagën.