Guardiola: Është nder të fitosh ndaj Milanit në San Siro

24 Nëntor 2011, 12:07Sport TEMA

Trajneri katalan ishte shumë i kënaqur me punën e skuadrës së tij të mërkurën dhe është i bindur se do të luftojnë për Ligën e Kampionëve deri në fund.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka shprehur krenarinë e tij në fitoren prej 3-2 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve në grupin “H”.

Trajneri i ishte shumë i kënaqur me katalanasit në San Siro dhe është i bindur se ata mund të konkurrojnë për trofe sërish këtë sezon. “Është një nder i vërtetë që luan kudër një Milani historik dhe e mposhtë në San Siro. Jam i kënaqur që njerëzit panë një ndeshje të madhe nga të dyja skuadrat,” tha Guardiola gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

“Ne kemi luajtur një lojë të mirë, dhe erdhëm këtu dhe gjeneruam shumë shanse kundër një ekipi të madh, me histori të madhe dhe traditë të madhe, kjo na jep krenari. Është një nder të luash e ta mposhtësh Milanin në San Siro.

“Pashë gjëra që më bëjnë më shumë optimist për të ardhmen. Edhe një herë, unë mund të them se ne do të konkurrojnë deri në fund dhe do të përpiqemi për të fituar diçka.”

Barcelona ndeshjen e tjetër e rinisë si vendase të shtunën kundrejt Getafes.

3 komente në “Guardiola: Është nder të fitosh ndaj Milanit në San Siro”

  1. sportdashes says:

    Ishte detyre dhe kenaqesi, me shume se nder;
    perballe ekipit te mafiozit Bunga-Bunga!

  2. nardi says:

    sportdashes-ik ore ko*e,detyre dhe kenaqesi?Me penallti te shpikura nga arbitri nga njera ane,dhe penallti te pa dhena nga krahu tjeter.
    Bunga-bunga,ska lidhje se si ka qene apo eshte ne politike,por sa ka fituar ne sport keto 25 vjet tek Milani.

  3. agbi says:

    nardi , po je tip qe te pelqen futbolli , fol per ndeshjen qe qe nje nga me te bukurat e veteve te fundit. Po qe se do te merreshe me qe apo sqe penallti, dha nje aut ne krahe te kundert , s’dha nje korrne por dha nje faull qe nuk qe ,atehere me vjen keq, por je ne nivelin e futbollit Shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje