Shumaker udhëton me një mini ‘tank’ në Brazil

25 Nëntor 2011, 12:11Sport TEMA
Shumaker udhëton me një mini ‘tank’ në Brazil

Gara e fundit e Formula 1 zhvillohet në San Paolo të Brazilit. Qyteti që numëron mbi 1 mijë vrasje në vit është shumë i rrezikshëm. Vitin e shkuar Xhenson Baton u shpëtoi për pak gjashtë grabitësve të armatosur rëndë. Për këtë arsye Mikael Shumaker lëviz me një Mercedes ML 500 të blinduar. Është një ‘tank’ i vërtetë, gomat janë të sigurta nga plumbat, xhamat durojnë edhe zjarr të rëndë. Makinën e nget vetë Shumaker. Kurse Niko Rozberg ka marrë një truprojë për shofer. Kurse Sebastian Vetel udhëton me një makinë të thjeshtë, një Nissan Murano- i pambrojtur. “Është hera e gjashtë që vij këtu, nuk më ka ndodhur asgjë,” thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje