Fabio Kapelo drejt stolit të Anzhit

25 Nëntor 2011, 14:07Sport TEMA

Ekipi rus i Anzhit nuk është duke kërkuar lojtarët më të mirë në botë, por edhe trajnerët më të mirë. “Corriere dello Sport” shkruan se lideri çeçen i ekipit, Sulejman Kerimov, i ka bërë një ofertë teknikut italian të kombëtares angleze, Fabio Kapelo, për të marrë drejtimin e ekipit.

Për këtë arsye, Kapelo ka udhëtuar drejt Moskës për të diskutuar detajet. Kapelo do të jetë deri në verë trajner i Anglisë dhe pas përfundimit të europianit, ai është zyrtarisht një trajner i lirë.

Nuk flitet ende për shifra, por Anzhi pritet që t’i ofrojë një super kontratë Kapelos, duke qenë se ky i fundit shkon gjithmonë atje ku ka para, dhe shumë madje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje