Konte: Me Lacion, ndeshje e vështirë, por nuk kemi frikë nga askush

25 Nëntor 2011, 18:27Sport TEMA

Në prag të sfidës së rëndësishme me Lacion, trajneri juventin, Antonio Konte, është shprehur se do të jetë një sfidë e vështirë. Megjithatë, Konte është shprehur se bardhezinjtë nuk kanë frikë nga askush dhe ashtu sin ë ndeshjet e tjera, edhe me Lacion do të përpiqen që të komandojnë ndeshjen.

Në lidhje me gjëndjen e Pirlos, Konte është shprehur se mbetet ende për t’u vlerësuar, duke qenë se janë edhe dy stërvitje për t’u bërë. Por, nëse Pirlo nuk do të jetë në 100% të formës, Konte la të kuptohet se nuk do ta aktivizojë, pasi sipas tij, kampionati është i gjatë dhe nuk përfundon në ndeshjet me Lacion dhe Napolin.

Ndërkohë, ai ka vazhduar të pohojë se Juventusi nuk është ekipi favorit për titullin kampion, duke thënë se nuk do ta dëgjojë këtë fjalë, për shkak se duhet të përballet njëherë me të gjitha ekipet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje