Bundesliga, Edmond Kapllani shënon ndaj Volfsburgut

26 Nëntor 2011, 18:45Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, ka mundur që të shënojë një gol të rëndësishëm gjatë ndeshjes së sotme të Bundelsigës, mes Ausburgut dhe Volfsburgut.

Kapllani ka shënuar në minutën e ’90, duke vulosur rezultatin 2-0 për ekipin e vet, Ausburg.

Kapllani duket se po kalon një moment të mirë javët e fundit, edhe pse nuk aktivizohet titullar tek Ausburg. Dy javë më parë, sulmuesi shqiptar për pak shënoi ndaj gjigandëve të Bajern Mynih, çka do t’i jepte një barazim ekipit të vet, por portieri bavarez, Nojer, bëri një pritje të pabesueshme.

2 komente në “Bundesliga, Edmond Kapllani shënon ndaj Volfsburgut”

  1. arbeni nga tepelena says:

    bravo,

  2. joni says:

    Shenoi nje gol dhe duhet bere hero?Ajo eshte puna e tyre te shenojne. Si gjithmone kemi manine t’i zmadhojme gjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje