Katanec mohon marrëveshjen me Shqipërinë

26 Nëntor 2011, 12:34Sport TEMA

Trajneri i njohur slloven, Sreçko Katanec ka mohuar kategorikisht arritjen e marrëveshjes me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Mediat e Shqipërisë kanë raportuar të premten se Katanec, 48-vjeçar, është pajtuar që të drejtojë Kombëtaren shqiptare në eliminatore për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Lajmi të premten është përcjellë edhe nga mediat e Sllovenisë dhe të vendeve të tjera të rajonit.

Por, në një prononcim për gazetën Koha Ditore, Katanec ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar me përfaqësuesit e FSHF-së.

1 komente në “Katanec mohon marrëveshjen me Shqipërinë”

  1. Shkupi says:

    Antishqiptar i perbetuar,e deshmoi kete kur ishte ne Maqedoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje