Vetëvritet trajneri i Uellsit, Gary Speed

27 Nëntor 2011, 15:51Sport TEMA

Trajneri i kombëtares uellsiane në futboll Gary Speed  ka bërë vetëvrasje në orët e  hershme të mëngjesit. Speed është gjetur i varur në shtëpinë e  tij në Chester të Anglisë.

Gary Speed njihet për paraqitjet e shumta në premierligën angleze, duke qenë anëtar i shumë skuadrave si Leeds, Everton, Newcastle Shefield dhe Bolton.

Në vitin e fundit Speed ishte emëruar si trajner i kombëtares së Uellsit, me të cilën shënoi rezultate të mira.

Lajmin e vdekjes së tij e konfirmoj policia, dhe njëri nga fqinjët e tij është edhe sulmuesi anglez Michael Ouen, i cili deklaroj: “Nuk mund ta besoj këtë lajm, e takova para disa dite duke i dërguar fëmijët në shkollë, është vërtet tragjike”. Speed pas vetes ka lënë gruan dhe dy djem. Ende nuk dihen shkaqet e vetvrasjes se tij.

2 komente në “Vetëvritet trajneri i Uellsit, Gary Speed”

  1. Shqiptari says:

    R.I.P Gary Speed

  2. Dean says:

    Udhe te mbare GARY dhe shpresoj nga zemra te gjesh PAQE ne boten tjeter.
    Jete e shker….me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje