Antonio Konte: Napoli, sfida më e vështirë deri tani

28 Nëntor 2011, 13:27Sport TEMA

Në prag të ndeshjes së rëndësishme me Napolin, Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka përsëritur faktin se ekipi i tij nuk është favorit për të fituar titullin kampion. Sipas Kontes, favorit kryesor është Milani.

“Kuqezinjtë e nisën disi ngadalë, por tashmë janë rikthyer dhe kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit. Pastaj ka edhe ekipe të tjera që nuk janë nisur shumë mirë, por mund të përmirësohen gjatë rrugës”, ka thënë Kone.

Në lidhje me Napolin, Konte është shprehur se për Juventusin, kjo është ndoshta sfida më e vështirë deri më tani, ndërsa ka përgëzuar punën e bërë napolitanët, duke thënë se të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe Juventusi.

Me Napolin Juventusit do t’i mungojë një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Klaudio Markizio. Konte nuk ka bërë të ditur ende se me kë do ta zëvendësojë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje