SHBA, lojtari bën urinën në fushë (VIDEO)

29 Nëntor 2011, 12:48Sport TEMA

Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një sportisti, është kryerja e nevojave personale gjatë kohës që është në fushë. Kjo gjë i ka ndodhur në fakt një lojtari të ekipit të futbollit amerikan San Diego Chargers, Nick Novak. Ky i fundit ka përfituar nga fakti që ndeshja është ndaluar për disa sekonda dhe ka shkuar në cepin e fushës për të bërë urinën. Ai është ndihmuar nga një frigorifer i lëvizshëm që ndodhej aty dhe një shoku të vet që e ka mbuluar, për të mos u parë nga njerëzit. Por, nuk u ka shpëtuar dot kamerave, që e kanë filmuar skenën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje