Morati: Titullin e 2006-s nuk e dorëzoj, thjesht mund të harroj të kaluarën

29 Nëntor 2011, 18:06Sport TEMA

Presidenti i Interit, Masimo Morati, është shprehur se mund të jetë i pranishëm në takimin e cilësuar si tavolina e paqes, që organizohet nga Federata Italiane e Futbollit, pas kërkesës së Juventusit.

Megjithatë, Morati është shprehur se në këtë tavolinë mund të bjerë dakord për të bërë sikur ka harruar gjithçka ka ndodhur para 2006-s, ndërsa ka deklaruar se nuk ka ndërmend që ta dorëzojë këtë titull, i cili ju dha Interit nga Federata pasi ju hoq Juventusit.

“Janë Krishtlindje, por nuk besoj se Anjeli(presidenti i Juventusit) pretendon që t’i bëj dhuratë titullin e 2006-s. Unë thjesht mund të them: në rregull, bëjmë sikur kemi harruar çdo gjë dhe ecim përpara”, ka deklaruar presidenti zikaltër, që tashmë është vënën nën akuzë jo vetëm nga Juventusi, sa ka përfituar në mënyrë të padrejtë gjatë “Kalçiopolit”, duke qenë se edhe zikaltërit kanë qenë të përfshirë në këtë çështje. Është kjo arsyeja që drejtuesit e Juventusit kërkojnë që t’u rikthehet titulli i marrë nga ana e Federatës, që më pas ju dorëzua Interit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje