Alegri: Juventusi është forcuar, por ne nuk dorëzohemi

1 Dhjetor 2011, 17:55Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, duke folur në prag të ndeshjes me Xhenoan, ka thënë se ndeshjet me Lacion dhe Napolin, treguan që Juventusi është forcuar shumë dhe është pretendent për të fituar titullin kampion. Megjithatë, Alegri ka thënë se Milani, që ndodhet dy pikë larg bardhezinjve, nuk dorëzohet.

“Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar atë që Juventusi ka bërë në ndeshjet e para. Nuk ishte e lehtë të përmbyste dy golat e Napolit dhe fitoi në fushën e Lacios. Juventusi ishte një prej favoriteve për fitimin e titullit kampion që në nisje të kampionatit dhe pas këtyre rezultateve të fundit pozicioni i saj është forcuar shumë. Por, ne nuk dorëzohemi. Në shtatë ndeshjet e fundit kemi arritur gjashtë fitore dhe një barazim, duke shkurtuar diferencën me Juventusin me katër pikë. Kampionati është ende i gjatë”, ka thënë Alegri.

Ky I fundit ka folur edhe për rikthimin e Berluskonit në krye të Milanit, duke pohuar se është një emicion i madh. Ndërkohë, ai i ka hapur rrugën largimit të Pipo Inzagit, duke thënë se do të donte që të qendronte në Milano, por, nëse nuk është i kënaqur, duhet të bëjë zgjedhjet e tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje