Italianët Beretta dhe De Biasi, kandidatë për stolin e kombëtares

30 Nëntor 2011, 15:29Sport TEMA

Mario Bereta e Xhani de Biasi, dy italianë janë shumë pranë pankinës së Kombëtares së Shqipërisë. Ky është lajmi më i fundit, i cili është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, më parë janë skartuar edhe dy italianë të tjerë, Xhixhi de Kanio dhe Roberto Donadoni.

Nga FSHF nuk ka konfirmime per keto emra. Duket se zyrtaret e saj dhe presidenti Duka po i marrin punet me shtruar pas atij vrulli qe kishin pas largimit te Josip Kuzhe. Hasi u duk pothuajse i emeruar por u tha qe Anderlekti nuk e lejoi. Po ashtu u sfumua edhe ardhja e gjermanit Kostner, qe u duk se ishte pothuajse i zyrtarizuar ne krye te kombetares.

Emrat e tyre ishin konsideruar shumë pranë pankinës së Xhenoas, e cila dukej se kishte pësuar lëkundje së fundmi. Por presidenti i skuadrës së qytetit të Xhenovas, Enriko Preciozi, ka konfirmuar besimin te tekniku aktual, Malezanin, edhe pse ky i fundit vazhdon të mbetet në dyshim nëse nuk do të mundet të marrë rezultate pozitive në takimet e ardhshme.

“Mes të përfolurve në ‘pole position’ dukej se ishin Xhixhi de Kanio, me të renditurin i dyti në radhë, Roberto Donadoni, ky i fundit i shkarkuar pak përpara fillimit të sezonit të fundit të kampionatit italian, Seria A, shkruante dje portali italian i merkatos, ‘Tuttomercatoweb.com’. Por kishin dalë në pah edhe dy emra të tjerë, ai i Mario Bereta e Xhani de Biasi, dy ish-trajnerë të Torinos, njeri me një të kaluar të gjatë dhe tjetri një meteor”.

Megjithatë, po sipas ‘Tuttomercatoweb.com’, si Bereta dhe De Biasi, pasi nuk kanë mundur të arrijnë pankinën e Xhenoas, aktualisht janë në garë për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë që një tjetër portal sportiv italian, “Calcionews24.com”, ka shkuar edhe me tej në shtjellimin e këtij lajmi. “Sipas përshkrimeve të fundit, Federata e Futbollit të vendit ballkanik po vlerëson kandidaturat e Mario Beretës dhe Xhani de Biasit, si pretendentë kryesorë për t’u bërë trajnerë të Shqipërisë”.

Po sipas faqes së mësipërme, “janë skartuar emrat e Donadonit dhe De Kanios, të cilët dëshirojnë më shumë të vazhdojnë të drejtojnë një klub se sa një Kombëtare”. Është pikërisht kjo që flitet në mediat italiane, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Gjithsesi, nëse marrim në analizë karrierat e dy trajnerëve të konsideruar në “pole position” nga shtypi italian, nuk ka se si të mos e vëmë në dukje defektin e tyre të madh: Asnjëri prej tyre nuk ka drejtuar kurrë më parë asnjë Kombëtare, prandaj ndërsa eksperiencat e tyre janë me klube mesatare ose të nivelit të ulët të futbollit italian. Bereta e ka nisur karrierën e tij si trajner me ekipe të kategorive të ulëta italiane, ndërsa klubet më të njohura që ai ka drejtuar janë Kievo, Parma, Siena, Torino dhe jashtë Italisë, një eksperiencë njëmujore me grekët e Paokut. Ndërsa De Biasi e ka ndërtuar karrierën e tij vetëm në Itali dhe kulmin e ka pasur kur ka drejtuar Modenën, Torinon dhe Udinezen.

Ne fakt per Shqiperine eshte permendur edhe nje tjeter trajner italian i cili ka pasur edhe eksperience me ekipe kombetare, Dario Boneti. Ai hyri ne kontakte me FSHF-ne pas shkarkimit te Kuzhes, por me pas u zbeh mundesia e afrimit t tij kur u duk se Hasi do te ishte trajneri i ardhshem. Tani ai mund te konsiderohet perseri si nje kandidat.

Gjetja e një trajneri të ri për Kombëtaren është e domosdoshme. Tratativat vazhdojne, megjithse jo me vrullin e meparshem. Dy miqesoret e fundit mund te quhen te “humbura” pasi u luajten me shume si detyrim meqe ishin vene ne kalendar. Por per ndeshjet e rradhes do te duhet patjeter qe ne krye te jete trajneri i ri qe te mos humbasim kohe per ndertimin e nje skuadre serioze per eleminatoret e Brazil 2014.

1 komente në “Italianët Beretta dhe De Biasi, kandidatë për stolin e kombëtares”

  1. cendurimmadhi says:

    Ndoshta ndoshta po ia fus kot.Po krejt,krejt kot jo ndoshta.
    Kemi ne krye te federates e te gjithe puneve qe behen aty madherine e tij,fortlumturine e tij,kryebosin,Armando Duka.Lidhja e tij e vetme me
    kete sport,qe me shume me ngjan aksidentale,eshte se zotnia ne fjale ka si emer nje nga disa emrat e futbollistit me te madh te globit,Maradona.Z Duka nuk ploteson asnje kriter tjeter qe te sherbeje ne kete post per qeverine e futbollit shqiptar.Po i rendis:
    Nuk eshte qytetar
    Nuk eshte sherbetor por bos
    Futbollin nuk e ka me te “leme” por me te “bleme”
    Ka kapercyer shume kandidate qe e meritojne para tij.Dua te bej nje propozim:Si ju duket gazetari BESNIK DIZDARI per postin e presidentit te FSHF?Une me deshiren dhe bindjen se e ben kete detyre 999 here me mire se aktuali do e kisha votuar.TUNG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje