Ky Juventus është i pamposhtur

30 Nëntor 2011, 13:34Sport TEMA

Në Europë, Juventusi, së bashku me Mançester Sitin, janë dy ekipet që nuk kanë pësuar asnjë humbje në kampionat deri më tani. Kanë humbur Real Madrid,Barcelona, Mançester Junaited, Çelsi, Bajern Mynih, por jo Juventusi.

Juventusi në fakt, u duk se do të pësonte humbje në sfidën më të vështirë, atë me Napolin. Por, bardhezinjtë treguan se janë një ekip I pamposhtur dhe me karakter, që japin shpirtin në fushë edhe në situatat më të vështira.

Pavarësisht se u gjendën dy herë nën disavantazhin e dy golave, juventinët arritën që të barazonin dhe madje rrezikuan edhe të fitonin në fund ndaj Napolit, ekipit që ndaj Milanit dhe Interit ka fituar 3-0, ndërsa mundi edhe të pamposhturit e tjerë në Europë, Mançester Siti, një javë më parë.

Te Juventusi nuk do ta thotë askush, por tashmë është e qartë: ky ekip është pretendent për titullin kampion dhe duket se do të luftojë deri në fund me Milanin, duke parë qëNapolidhe Interi janë shumë larg.

7 komente në “Ky Juventus është i pamposhtur”

  1. test says:

    ah ca artikulli….
    kur krahason Juventusin me Realin , Manchester etj etj te vjen per te dh…
    juventusi ka 7 vjet qe ska pare kampionat dhe champions leage me sy ju thoni qe deri ne dhjetor ky ekip ska njohur humbje.
    hajt se kampionati eshte i gjate dhe do i shikojme humbjet e saj shume shpejt…dje barazoi me fat se per loje nuk beri asgje per ta barazuar…mos te permendim penalltine qe iu anullua…
    artikull tifozlliku i verber.

    1. Luani says:

      Para se te zesh ne goje Juventusin,laje gojen me acid!

      1. DARIO says:

        O LUAN PO PSE TA LAJME GOJEN KAQ I PISTE ESHTE JUVENTUSI

  2. gucja says:

    para juve,,,do rikthehesh bombe,si ke qene

  3. DARIO says:

    O LUAN PO PSE TA LAJME GOJEN ME ACID KAQ I PISTE ESHTE JUVENTUSI

  4. Grigor says:

    Juventus eshte nje ener i madh, skuader me tradite qe ka bere histori ne futboll. U rrezua nga kalciopoli por tani e ka marre veten. Perpara zonja e vjeter!

  5. klevis says:

    un habitem per ju njerez qe flisni keshtu per juventusin,kombetarja italiane me lojtaret e juventusit funizohet,edhe per sa i perket kampionatit do e shohim se kush do e mari!por edhe humbje behen sepse eshte normale.por me siguri keto fjal qe jan then pak me lart duhet te jet ndo nje interist qe ata sivjet jan per te ardh keq.edhe juventusi i sivjetshem eshte me te vertet i pa mposhtur.harrojeni te kaluaren,sepse e kaluara ka gjera pozitive per juventusin ne seria a,sepse interi kishte 20 vjet qe smerte kampionat gjithashtu edhe milani ber goxha hapesir kohe pa mar kampionat dikur ne te kaluaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje