Legjenda braziliane e futbollit, mesfushori Socrates ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë infektive.
Ishte hera e katërt brenda katër muajve që Socrates u trajtua në kujdes intensiv, ndërsa mëngjesin e të dielës ndërroi jetë. Dhimbja kaploi gjithë futbollin brazilian, ndërsa nuk munguan ngushëllimet e para nga personalitetet e njohura të futbollit brazilian.
Socrates është një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. Ndryshe i njohur me pseudonimin “Doktori”, Socrates mbrojti ngjyrat e klubeve të njohura si Corinthians dhe Fiorentina.
Sokrates ishte si mbrojtes madheshtore dhe legjendar ne futboll,po ashtu dhe nje njeri i edukuar dhe me kulture,dheu i qofte i lehte.
Nje futbollist i madh qe iken para kohe.
Tema Sokrates nuk fitoi titullin me 1982.
Socrates nuk ishte mbrojtes, mos beni nga keto gabime.
dhe ishte mjek me diplome
Landi keta jane te rinj u falet.Sidoqofte Socrates ne fushe ishte madheshtor,tamam nje monument.
Redaksisë së TEMES. Ngushëllime për legjendën braziliane Sokrates. Për korrektësi në vitin 1982 kampion Botëror u shpall Italia. Respekte
Socrates ka qene mesfushor dhe jo mbrojtes sic eshte shenuar me siper.
Legjend por sishte mbrojtes.
shume lajme i trishtuar !!!!! nje ikje e pa meritur ,,, Doktor Sokrates beri legjende ne historine e furbollit boteror me emerin e tij ne goje u rit nje brez i tere qe dashuronte futbollin Rruga te qofte e mbare i madhi Socrates!
Ndjese i paste shpirti “doktor” sokrates. Kur kam pare kaseten e boterorit te 82-it kam ngel i mahnitur nga ai futboll spektakolar.Qe atehere jam simpatizues i futbollit te bukur , atij brazilian.
P.S Sokrates ishte mesfushor i avancuar dhe jo mbrojtes
lojtar i madh qe luajti me ekipin me te mire qe brazili ka nxjerre ndonjehere!…teknik, fin, elegant, se bashku me brezin e arte te zikos, eder, etjer, e kthyen futbollin ne art duke mbetur ne mendjet tona nje ekip artistesh te paarritshem gjer me sot nga askush. sokrates dhe brazili nuk fituan kupen e botes me 1982, por ata fituan zemrat e cdokujt qe pati fatin ta ndjeke kete ekip klasikesh qe botes nuk dihet a do ti vije me! kenaqesia qe ata na dhane me ate futboll fanta-shkence, do te mbetet e pashlyer ne memorie! parajsa, esht vendi i vetem ku sokrates meriton te prehet!
Ja Loja e Socrates dhe e Brazilit 1982:
http://www.youtube.com/watch?v=jnoz4NuYMU8
Une jam tifoz gjerman,por mund te them se Brazili i Tele Santanes sidomos ai i vitit 1982 ishte nje ekip virtuoz me dirigjent te madhin Sokrates,nje ekip per mua me i miri i te gjitha kohrave,spektakolar,i fuqishem,i shpejte,teknik,i papermbajtshem,thjesht i paarritshem! Keta jane njerez qe me aftesine e tyre do te ngelen gjithmone ne kujtese te njerezve,pa imponim,kjo eshte madheshtia e njerezve te afte!
Nga me elegantet e te gjitha koherave!
Ishte Doktor me diplome dhe jo pseudonim.
Me vjen mire qe patriotet e mi kane te njejtin mendim dhe dashuri per te madhin Sokrates qe iku nga jete dhe mendime ekstremiste per keta korbat e zinj qe iken per ne boten tjeter ne vendin tone te cilet lane mbrapa vetem urrejtje dhe percarje midis shqipetareve.Dheu i lehte per Sokratesin.
R..I..P..i madhi sokrates gjithmon do te te kujtojm I pa harruar do ngelesh I pa harruar si brazili 82 me I madhi I te gjitha kohrave ziko sokrates falkao e pa harrushme I vetmi lojtar qe I ekzekutonte penalltit vetem me nje hap larg pikes se 11 metershit dhe sa per dieni qe mesfushor zotrinj
Sokrates ka qene nje nga ikonat e futbollit brazilian dhe boteror, kush kupton fjalen futboll do te vendose ne Sokrates ne listen e me te medhenjve te botes, ka patur nje elegance te paperseritshme ne menyren e te luajturit futboll gjinekologu Sokrates. Ka qene idhulli i shume njerezve ne ate ekip fantastik te Brazilit te viteve 80′ bashke me Ziko, Zhairzinho, Zhordao, Falkao, Alemao, Sezar, Eder dhe me trajnerin e papare Tele Santana. Ne 82′ ne Spanje ka shenuar nje nga golat me te papare te madhit Doni Xof, i cili ne 2004 deklaroi se me gjithese e kishte pare videon e atij goli shume e shume here akoma nuk e kuptonte dot se ku dhe si kishte kaluar topi ne rrjete. Keta ishin futbolliste te vertete.