Lionel Messi dëshiron të bëhet baba

3 Dhjetor 2011, 13:30Sport TEMA

Në një intervistë për revistën argjentinase Caras, Lionel Messi ka zbuluar përveë të tjerave, edhe planet private të tij. Sulmuesi argjentinas ka thënë se nuk do të kishte asgjë kundër që të bëhet baba.

Megjithë 24 vjetët e moshës së tij, ai me klubin katalanas Barcelona ka fituar gjithçka që mund të fitohet. Loja e mirë i ka sjellë atij vetërespekt, por mendon se tani ka ardhur koha kur duhet të bëj hapin përpara edhe në jetën private.

“Ëndërroj që të bëhem baba”, tha për revistën argjentinase Messi, dhe shtoi:  “Futbolli në mënyrë konstante të konfronton me çështje të ndryshme, nga më të paparashikuarat. Por, është e rëndësishme ta kesh familjen afër që të përkrah. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme, sepse më ka qëndruar afër dhe më ka përkrahur”, ka thënë Messi.

1 komente në “Lionel Messi dëshiron të bëhet baba”

  1. Argita_B says:

    Messi thote se nuk eshte kundra fakit te behet baba dhe ky perben lajm !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje