Mund t’i përkiste racës “Berhami, Shaqiri, vëllezërit Xhaka, Mehmeti etj.”, por në rastin konkret Federata Shqiptare e Futbollit, me anë të punës së saj ka vepruar në kohë për të “neutralizuar” dhe ndalur një tjetër shqiptar në përfaqësuesen zvicerane. Mesfushori 19-vjeçar i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Mërgim Brahimi, tregon historinë e tij kuqezi, e cila mund të kishte një tjetër ngjyrë.
Gjithsesi, Brahimi zbulon në intervistën për “Sportin shqiptar” dashurinë për Shqipërinë, pasi edhe familja e ka shtyrë që të zgjedhë këtë fanellën. Nëse FSHF nuk do ta kishte organizuar seleksionimin e Zvicrës një vit më parë dhe nëse Kuzhe nuk do të ndiqte një ndeshje të mes Grasshopersit dhe Zyrihut (U-21), sot Brahimi do të luante me U-21 të Zvicrës. 3 muaj pasi kishte pranuar të mbronte ngjyrat kuqezi, i ka ardhur ftesa nga kombëtarja helvetike.
Mërgim, në fillim na tregoni diçka më shumë për karrierën tuaj dhe familjen, d.m.th. hapat e para dhe si familja ju ka ndihmuar. Keni jetuar gjithnjë në Zvicër apo jo?
Po, familja më ka ndihmuar shumë. Në moshën 2-vjeçare kam ardhur në Zvicër me mamin, vëllanë dhe 2 motrat, ndërsa babai im ka qenë më herët në Zvicër. Në vitin 1997 kam nisur karrierën në Fc Redstar, pra një ekip në Zurih. Më pas kalova tek skuadra aktuale. Pra, para 4 vitesh jam bërë pjesë e Grashopersit.
Cili ishte ai që ju zbuloi për kombëtaren e Shqipërisë?
Nuk e di ekzaktësisht. Në fillim patëm një grumbullim në Zvicër. Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar ftesa në të gjitha klubet zvicerane për futbollistët shqiptarë, por unë dhe Bunjaku s’patëm mundësi të ishim të pranishëm në atë grumbullim. Më pas, ish-trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, erdhi për të parë ndeshjen Grashopers U-21 me FC Zurih dhe më pas unë dhe Bunjaku, sipas informacioneve që kemi marrë, i kemi pëlqyer.
Përse nuk jeni prekur edhe ju nga “sëmundja” e lojtarëve të tjerë shqiptarë, që kanë zgjedhur kombëtaren zvicerane si Berhami & CO?
Unë jam shqiptar dhe familja ime më ka thënë që për mua është më e mirë rruga që të çon drejt Shqipërisë.
Keni pasur ftesë nga Federata e Zvicrës?
Po, mua më ka kërkuar Zvicra U-20 tre muaj më pas, por në ato kohë kisha zgjedhur Shqipërinë. E kur bëra edhe debutimin ndaj FC Zurih, më erdhi dhe një ftesë për Shpresat e Zvicrës.
E nëse ftesa do të vinte më parë, cila do të kishte qenë përgjigjja juaj?
Po të më kishte thirrur Zvicra më parë se Shqipëria, sigurisht që do ta kisha pranuar ftesën. Sepse është mirë të zhvillosh ndeshje ndërkombëtare për të treguar sesa vlen. Besoj se askush nuk do ta kishte refuzuar një ftesë të tillë, për të luajtur me përfaqësuesen e një vendi.
Nuk ju duket vetja pak tradhtar nëse mendoni në këtë mënyrë?
Jo, absolutisht. Nëse Zvicra do të më kishte ftuar përpara Shqipërisë, s’do ta kisha tradhtuar vendin tim. Është gjë tjetër nëse do ta kisha mohuar ftesën e Shqipërisë dhe më pas të pranoja ftesën e Zvicrës. Çdo futbollist ndjek rrugën më të drejtë për karrierën e tij.
Zemra më thotë se kam bërë mirë që zgjodha Shqipërinë, kurse në aspektin profesional ndoshta Zvicra do të më ofronte më shumë. Të jemi realistë, Zvicra të jep mundësinë të luash kundër skuadrave me emër, pra është “vitrinë” më e mirë se Shqipëria. Por unë tashmë e kam bërë zgjedhjen time dhe s’jam penduar.
te luash kunder skuadrave me emer?
Zvicrra skuader mesatare konsiderohet arrin te kualifikohet per ne botror ose europian dhe pastaj nuk e kalon kurre grupin.
E kalon, s’e kalon. Te pakten luajne ne boteror ata. Kjo kombetarja jone kur do arrije te luaje?
Genti
Brahimi ka folur drejte dhe e shte treguar realist.Zvicra vertet eshte skuader mesatare por ne te shumten e rasteve kualifikohet per ne boteror ose europian ku eshte enderra e cdo lojtari te marri pjese.E sigurisht dhe nje vetrine shume mire per te kalaur me ndonje klub tjeter qe do ja vlinte.Ndersa me Shqiperine kete mundesi se ke per nje mije e nje arsye.
Brahimi qenka cun inteligjent–Arsyeton shume bukur
Te uroj suksese ne futboll dhe ne jete !–
Brahimi..e beri zgjidhjen qe ne fillim dhe nuk mund te kthehej mbrapsht…por duke pare dhe historine e tij ai fare bukur mund te luante me zvicren,dhe nuk ka gje per tu habitur…me te vertet ai thote qe zvicra eshte nje vitrine ..por besoj se edhe shqiperia eshte nje vitrine pak me e vogel se e zvicres qe po erdhen futbolliste cilesore besoj se dhe ne do behemi si zvicra…luajme me zvicren se jemi ne nje grup me ta per boterorin e brazilit dhe djema si keta qe njohin futbollin zvicerian do na duhen per te korrur fitoret ndaj zvicres..