Lorik Cana po përballet me një situatë të vështirë tek Lazio. Pas barazimit 0-0 ndaj rumunëve të Vasluit, rezultati ka irrituar tifozët e Lazios të cilët e quajnë blerje të dështuar kapitenin e Shqipërisë.
Cana është aktivizuar 90 minuta titullar mbrëmjen e së enjtes, por duket se performanca e tij ka marrë një “dush të ftohtë” në përfundim të sfidës. Mediat italiane aludojnë largimin në janar në shenjë reagimi të klubit ndaj pakënaqësisë së tifozëve.
Në radhën e pare te pritjes është ish-ekipi i Canes, Marseille që sipas një sondazhi ka preferuar të rikthejë ish-kapitenin e vet, një lider gjatë viteve 2005-2009.
Sipas gazetës “Corriere della Sera”, shifra prej 1.7 mln euro në sezon që fiton Cana, është e lartë dhe e rrezikshme, për një futbollistë që ndaj Vasluit flitet se ka pasur provën e fundit.
Zor të ndalet “rrokullisja” e Canës, i ka hyrë vetja në qejf para kohe. Vështirë se do e grumbullojë dhe trajneri tjetër që do të vijë në krye të kombëtares sonë.
cana ke mire e ka te merret me kreshnik spahiun ndoshta fiton me shume para.
Cana,ne dac luaj,ne dac mos luaj.Ne dac merr 1.5 milione euro ,ne dac luaj falas.Ti je nje shqiptar i madh ,me zemer,me gjak dhe ne gjithmone do te duam dhe do te respektojme si nje atdhedashes i rralle.Me kafshe te tilla qe u behet qejfi qe ti nuk luan,nuk ja vlen te merresh,prandaj kemi care shume ne shqiptaret se e “duam” shume njeri tjetrin
O Andi qe nuk je kafshe,ksuh po merret me Canen si patriot o idiot.Si patriot eshte aq medioker sa nuk shtrohet fare per diskutim.Ketu themi se si futbollist medioker ka qene dhe medioker mbetet. Ik thuaj te merret me ndonje gje qe di ta beje ne jete(nesa di ndonje gje)