Shqiptari Edgar Cani “show” në Poloni, 5 gola në 6 ditë

3 Dhjetor 2011, 19:00Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar Edgar Cani që luan në Poloni me skuadrën Polonia  Varshavë po kalon një moment shumë të mirë, pasi në kuadrin e 6 ditëve shënon 5 gola për skuadrën e tij, si dhe duke i dhënë Polonias 6 pikë. Sulmuesi sot ka dhuruar një spektakël të vërtetë duke shënuar tre gola në  45 minutata e para në takimin Lechia Gdańsk –Polonia Varzhavë. Polonia e fitoi këtë takim me rezultatin 3-1 ku të tre golat u shënuan nga Edgar Cani në minutat 9, 14, 43. Padyshim ky sulmues duhet futur në listën e atyre që mbahen nën mbikqyrjen e stafit teknik të ekipt kombëtar. Edgar Cani është i datëlindjes 22 korrik 1989.

4 komente në “Shqiptari Edgar Cani “show” në Poloni, 5 gola në 6 ditë”

  1. england says:

    Pata mundesine ta shoh kete ndeshje,nuk di se si eshte
    paraqit Cani ne ndeshjet e tjera,por ne ndeshjen e djeshme
    jo vetem qe beri nje gol me te bukur se tjetrin(i pari me koke
    te dytin me te majten,dhe i treti afer portes me te djathten)por
    ishte njeriu i ndeshjes,ne pjesen e pare komentatoret permendnin vetem emrin e tij,edhe kamerat gjithashtu kishin ne fokus vetem Canin
    i jap mundesine vetes te bej edhe ndonje analize taktike(pasi kam luajtur vete futboll)nese Bogdani luan vetem 10-15 minuta me cezenen(pasi nuk eshte aspak ne formen e tij)dhe vazhdon e thirret rregullisht me kombetaren kjo nuk eshte aspak e drejte,po keshtu dhe Salihi nuk luan
    asnje minut me rapidin(dhe trajneri ka bere zgjedhjen me te mire pasi rapidi ndodhet ne krye te renditjes nga koha qe nuk ka luajtur Salihi) vjen e luan ne formacion me kombetaren,dhe e kemi pare qe nuk ka bere asgje ne ndeshjet e fundit,Cani eshte pyke qe luan pa frike edhe ne Angli
    i forte ne ajer,me nje teknike te admirushme,dhe efikas para portes.
    Ngelet per tu pare se cdo bejne drejtuesit e federates,do i bejne ndonje
    ftese,apo do ta detyrojne ate te zgjedhe polonine,ngelet per tu pare…

  2. roni says:

    90% e shqiptareve jane bere analista profesioniste dhe ti england ke te ardhme por te jete aq i mire ky cani pse nuk luante rregullisht ne serine B italiane se ne serine A nuk do i vije rradha per te luajtur kurse bogdani me te vertete luan pak por me nje ekip diletantesh ne poloni bogdani behet lider dhe sikur te shkoje 40 vjec.ti shkruaj per talentet qe nuk thirren dhe jo per canin qe i rrofte shtatelartesia se nuk ja ka idene nga futbolli.

    1. Tironci Lugano says:

      roni
      me cilen skuader luante Cani ne serie B ?
      pershnetje

  3. england says:

    Po te flisja per te shkuaren ndoshta do isha dakort me ty!
    por une nuk kam nostalgji per te kaluaren,se do me duhej te
    perdorja shprehjen na ishte njehere,kjo vlen per Bogdanin(askush nuk ja mohon vlerat cfar ka bere ne te shkuaren)me vjen keq ta them por ti me dukesh se je
    nje nga ata tifozet emocional qe ha fara gjithe ndeshjes,dhe fillon e shan
    nga motra ekipin kundershtar(sikur rendom ndodh ne stadiumet ne shqiperi)
    Por qe te dalesh ne konkluzione se Cani nuk ja ka idene,por i rrofte shtatelartesia,kjo tregon se edhe ti qenke nje “ANALIST!por analist negativ…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje