Alarm për stadiumin, shteti i kërkon 153 milionë euro FSHF-së!

4 Dhjetor 2011, 15:59Sport TEMA

Kryeministri i vendit, Sali Berisha premtoi në shkurtin e këtij viti ndërsa shpjegonte vendimin e qeverisë së tij për ngritjen e një SHA-je që do të ndërtonte dhe menaxhonte stadiumin e ri kombëtar në vend të “Qemal Stafës” aktual, se do e priste personalisht ai shiritin e tij më 28 nëntor 2012, në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Sot, 10 muaj më pas ky premtim jo vetëm që nuk mund të mbahet më, por zhvillimet e fundit tregojnë se 28 nëntori i ardhshëm mund të jetë “varrosja” e projektit që do e bënte Shqipërinë me një stadium të denjë për futbollin ndërkombëtar. Lajmi i fundit, një letër që ka mbërritur në FSHF, tri ditë më parë ka rënë si një bombë në institucionin e futbollit. Letra është përpiluar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe i drejtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sportev. Për dijeni i është dërguar edhe titullarit të FSHF-së, Armand Duka. Letra ngjan si një korrespondencë e thjeshtë mbi faktin që ka përfunduar procesi i zbritjes së kapitalit nga pronarja aktuale e stadiumit “Qemal Stafa”, shoqëria anonime me kapital shtetëror te Shoqëria Aksionere “Kuqezi”, e cila do të menaxhojë ndërtimin dhe vetë stadiumin e ri. Por në fund të saj ka një fjali që ka alarmuar FSHF-në. Teksti i Ministrisë së Ekonomisë thotë: “Vlera e kapitalit shtetëror prej 7,112,117,000 lekë (rreth 51 milionë euro) do të përbëjë 25% të kapitalit themeltar në shoqërinë “Qendra Sportive Kuq e Zi”, e përftuar nga zbritja e kapitalit të SH.A. “Qendra Sportive” Tiranë është në dispozicion të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për krijimin e shoqërisë së re”.

Me fjalë të tjera, Ministria e Ekonomisë i ka bërë një vlerësim aseteve të pronës aktuale të stadiumit kombëtar dhe kërkon t’a fusë këtë vlerësim në kapitalin e ShA së stadiumit të ri, me pronarë 25% shtetin dhe 75% FSHF-në. Kjo do të thotë që Ministria e Ekonomisë pretendon që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të gjejë 22 miliardë lekë ose rreth 153 milionë euro, në mënyrë që Sh.A “Kuqezi” të ekzistojë dhe t’i hapet rrugë ndërtimit të impiantit. Me fjalë edhe më të qarta, praktikisht Ministria ka dekretuar dështimin e Shoqërisë Aksionere. Me 153 milionë euro, FSHF mund ta ndërtojë ku të dëshirojë stadiumin e ri Kombëtar dhe nëse do i kishte këto para nuk do të kishte asnjë nevojë që t’I shtrinte dorën qeverisë.

Sidoqoftë, në FSHF nuk kanë ende një qëndrim zyrtar për këtë ccështje. Presidenti, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Eduart Prodani ndodhen në Ukrainë të ftuar nga Federata e Futbollit të këtij vendi. Por kompetentë të kësaj ccështjeje, që natyrisht nuk duan të identifikohen tregojnë atë që me siguri do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i institucionit. “Ministria e Ekonomisë ka interpretuar ashtu sicc ka dashur një VKM të Qeverisë. Por dihet që VKM-të janë ligje dhe ligjet fatmirësisht janë të detajuara dhe nuk mund të interpretohen sipas dëshirës. VKM e thotë qartë që dy ortakët e Shoqërisë, pra FSHF dhe Shteti nuk kanë detyrime ndaj të tretëve që në këtë rast është ish-shoqëria Aksionere që ka qenë më parë pronare e stadiumit “Qemal Stafa”. Interpretimi i Ministrisë së Ekonomisë është vetëm një tjetër pengesë që i bëhet përfundimit të procedurave ligjore për ngritjen e stadiumit”, tha burimi. Në FSHF nuk duan ende të besojnë se ka një kthim prapa të qeverisë për të mos e ndërtuar stadiumin. “Ne ende shpresojmë që vetë kryeministri Berisha do të ndërhyjë për të shmangur burokracitë dhe për të përfunduar procedurat ligjore për regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë Aksionere të ndërtuar në bazë të vendimit të vetë VKM-së së qeverisë”, tha i njëjti burim.

Aktualisht, vetë FIFA është duke i bërë një studim fizibiliteti stadiumit actual “Qemal Stafa”. Në bazë të këtij studimi që pritet të përfundojë në muajin shkurt do të përcaktohet projekti përfundimtar i stadiumit të ri, që përfshin edhe kapacitetin e tij. Ky studim, megjithatë nëse nuk do të ndryshojë vullneti i shtetit, mund të mos jetë i nevojshëm…/Sport Ekspres

10 komente në “Alarm për stadiumin, shteti i kërkon 153 milionë euro FSHF-së!”

  1. tg usa says:

    nuk na duhet stadium i ri me kete nivel futbolli
    por edhe nuk duhet ngacmuar shume birisha se me budallekun e tij i keput nje borxh te madh me kamate te larte dhe e nderton kete stadium
    thjesht nga mania qe ka per inagurime ai e nderton dhe le ta paguajne femijet tane bashke me borxhet e tjera qe arijne 60 per 100 te prodhimit te pergjithshem te vendit

    1. raimondi says:

      Stadiumi i ri te behet ,por jo atje tek Qemal Stafa ,por ne nje vend tjeter ,
      ku do te krijohet nje infrtastrukture e re me te gjithe aksesoret e nevojeshem
      qe ti pergjigjet nevojave te kohes-

      —Eshte mekat qe te harxhohen gjithe ato leke he te mos ndertojme nje stadium komplet te ri

      – Ndersa Stadiumi Qemal Stafa ngelet per tu modernizuar ne te arhmen

      Ne kete menyre Tirana behet Tamam nje kryeqytet europian me dy stadiume nderkombetare

  2. Amir says:

    Eshte mire te mereni me gjera me urgjente dhe konkrete si regullimi i spitaleve dhe ambientit se sa beni zhurme per stadiumet qendrat e bixhozit.Thjesh nje mendim i im……

  3. haskoduka says:

    Kuvendi miratoj për të ndërtuar një kompleks madhështor të Parlamentit shqiptar, mos vallë është shumë i domosdoshëm në këtë kohë sot dhe me këto borxhe që ka Shqipëria?
    Ndërtimi i një stadiumi komod do të kish vlera, po a thoni se do t’a bëjë Sala? Siç duken “bathët” vështirë se do t’a kenë këtë fat shqiptarët.

  4. Stadiumi i ri duhet ndërtuar, sepse është kusht i domosdoshëm për të plotësuar kriteret ndërkombëtare të vendosura nga FIFA dhe UEFA. Ky stadium nuk i përmbush kërkesat teknike sic janë: Ulja dhe shikimi sa më afër i ndeshjes nga spektatorët, daljet e sigurisë për rastet emergjente, ambjentet e brendeshme për lojtarët dhe salla e konferencave të shtypit, vende komode për gazetarët, Banjo dhe tualete për shikuesit, parkim të nëndheshëm, Kullat e vendosjes së kamerave për transmetimet televizive nga disa kënde, sherbime tregëtare ambulatore brenda stadiumit për publikun dhe shumë të tjera që s’më kujtohen. Pa u plotësuar këto kushte, Shqipëria do ta ketë të vështirë të përfaqësohet në të ardhmen në veprimtaritë nderkombëtare.

    1. Argita_B says:

      Nuk eshte stadiumi qe i mungon Shqiperise se futbollit, sot kemi nje staduim ne te njetin nivel me futbollin qe praktikojme.
      Shqiperia ka nevoje per nje revolucion te vertete te te gjithe infrastruktures se futbollit duke filluar nga grupmoshat, formimit te brezit te ri, promovimit te futbollit amator, krijimit dhe promovimit te ligave amatore.
      Pra FSHF-ja nuk ka vetem rolin e prezantimit te saj prej presidentit te FSHF-se kur Shqiperia luan kundra nje skuadre prestigjoze nje here ne vit ne Qemal Stafa.
      FSHF-ja eshte komplet e ndryshkur dhe nuk luan asnje rrol ne zhvillimin e futbollit shqiptar. Sot gjithe futbollistet shqiptar formohen jashte kufijeve te Shqiperise, pasi ne Shqiperi nuk ka asnje infrastrukture.
      Persa i perket stadiumit te ri, modeli i ndjekur nga Arsenal apo Real i Madritit jane shembujt me te mire per te na sherbyer si model.
      Pra krijimi i nje shoqerie anonime shteterore e cila ne vend te stadiumit Qemal Stafa, te ndertoje pallate, qendra komerciale pasi metri katror ne kete zone te Tiranes eshte nga me te shtrenjtet e me te kerkuarit, me parate e fituara te ndertohet nje stadium jashte Tirane, aty ku toka eshte me e lire, hapesirat me te medha per te krijuar nje zone te re komerciale, me parking, hotele, zyra per seminare, pra nje infrastrukture moderne qe i pershatet kohes.

  5. brazili says:

    Shteti s’ka pare,kjo dihet,dhe tani hedh shifra skandaloze per grabitje,po i gjeti federata,d.m.th. te lypi tek Uefa ose Fifa mire,perndryshe,mirupafshim stadium i ri.Si duken bathet stadiumi mund te jete nje enderr e gjate.

  6. Pelasgian says:

    ” Me fjalë të tjera, Ministria e Ekonomisë i ka bërë një vlerësim aseteve të pronës aktuale të stadiumit kombëtar dhe kërkon t’a fusë këtë vlerësim në kapitalin e ShA së stadiumit të ri, me pronarë 25% shtetin dhe 75% FSHF-në. Kjo do të thotë që Ministria e Ekonomisë pretendon që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të gjejë 22 miliardë lekë ose rreth 153 milionë euro, në mënyrë që Sh.A “Kuqezi” të ekzistojë dhe t’i hapet rrugë ndërtimit të impiantit” <—– ? ! ? !

    22 MILIARDE LEKE OSE RRETH 153 MILION EURO " ??????????????????????????
    22 miliarde lek nuk bejne 153 milion euro , perndryshe jan nje shifer shume shume e vogel ne krahasim me 153 milion euro !
    O TEMA NE MATH QENKENI BRRYLA FARE !

  7. ermali says:

    Me duket se nga matematika nuk merke vesh ti shoku, 22 miliarde jane te reja qe do te thote 220 miliard, besoj se je i qarte tani….

    1. Pelasgian says:

      MATH eshte lenda ime e preferuar ! 22 miliard te reja
      OK ! mund ta shkruajn kshtu sepse shumica jon mendon per te vjetrat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje