Kryeministri bullgar zgjidhet futbollist i vitit (VIDEO)

5 Dhjetor 2011, 13:02Sport TEMA

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, që luan në ligën e tretë me klubin “Vitosa” nga Bistrica është  zgjedhur nga tifozët si ” Futbollisti i vitit 2011″.

Në votimin elektronik, i cili ka përfunduar mbrëmë, Borisov fitoi me 3501 vota, ose 44 për qind.

Në vendin e dytë u rendit sulmuesi i Manchester United dhe fituesi i shtatëfishtë Dimitar Berbatov, i cili morri 1955 vota ose 24 për qind, ndërsa i treti u zgjodh, Vasil Lukaev i klubit të futbollit Shipa.

Përkundër vendimit të tifozëve, futbollisti i vitit në Bullgari zgjidhet nga vetë futbollistët dhe gazetarët në një ceremoni që do të mbahet në Sofje më 23 të dhjetor.

3 komente në “Kryeministri bullgar zgjidhet futbollist i vitit (VIDEO)”

  1. Neorealizmi says:

    Dhe ne se shpejti do te organizojme ketu tek TEMA nje votim elektronik per treguesin me te mire te perrallave. Kandidatet jane te shumte por nuk mund te ngelemi mbrapa bullgareve ne nxjerrjen e 1-it.

  2. Hason Karderri says:

    Saliu eshte sportisti me i mire i vitit ne …hedhje muti me teneqe…(sport shume popullor ne Vucidol)

  3. adriatik says:

    Ca garipi ky Borisovi. Po me pelqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje