Përveç Berishës, edhe Federata e Futbollit shkeli zinë për Sabri Godon

5 Dhjetor 2011, 12:43Sport TEMA

Qeveria shqiptare e kishte shpallur ditë zie dje për dy orë, në nderim të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, që ndërroi jetë dy ditë më parë. Por, zia u prish fillimisht nga ana e kryeministrit Berisha, i cili mbajti një fjalim politik në Durrës.

Përveç kryeministrit, zia është prishur edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka lejuar zhvillimin e disa ndeshjeve në orën 13:30, pikërisht në kohën kur ishte zi kombëtare dhe nuk duhej kryer asnjë veprimtari.

Në orarin e zisë kombëtare janë luajtur ndeshjet Kamza-Teuta; Apolonia-Pogradeci dhe Laçi-Kastrioti. E vetmja ndeshje që nuk u luajt ishte Dinamo-Flamurtari, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin “Qemal Stafa”. Kjo ishte e vetmja ndeshje që nuk u zhvillua në respekt të ditës së zisë.

1 komente në “Përveç Berishës, edhe Federata e Futbollit shkeli zinë për Sabri Godon”

  1. analist says:

    Jo kaq budallenj o njerez!
    Te jete zyrtarisht dite “zije kombetare” do te thote ta simbolizosh kete ne shenjat dalluese te shtetit,por nuk do te thote te mos hahet buke,te mos shetisesh,te mos flesh me te dashuren,te mos luhet futboll apo ndonje loje shah!
    Torollakeshe gjithmone,si ne dite-zite e Maocedunit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje