Pas Karlos Tevez, Mançester Sitit mund të humbasë një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për boshnjakun Edin Dzeko. Siç bën me dije Tuttosport, Dzeko i ka telefonuar mbrojtësit të Juventusit, Andera Barzajli, me të cilin ka qenë shok skuadre për tre vjet tek Volfsburg.
Mësohet se Dzeko ka kërkuar informacion për ekipin e Juventusit, ekip në të cilin ishte shumë pranë transferimit dy vjet më parë, por që nuk u realizua, për shkak se nuk u aprovua nga Volfsburg.
Dzeko, që e nisi shumë mirë këtë sezon, duke shënuar në vazhdimësi, nuk po luan rregullisht tek Siti dhe për më tepër duket se nuk i pëlqen qyteti. Për këtë arsye, ai është duke menduar për të lëvizur.
Nuk dihet nëse Juventusi do t’i rikthehet interesimit për të, aq më tepër që është shumë pranë blerjes së sulmuesit brazilian, Leandro Damiao.
Por, duke parë që nga Juventusi do të largohen Toni, Iakuinta dhe Amauri, si dhe Del Piero në fund të sezonit, mund të kishe vend për të dy, duke qenë se bardhezinjtë do të mbeteshin në sulm vetëm me Matri, Vuçiniç dhe Kualjarela.
A ka Juventusi 45 milion euro per te blere Dzekon,kjo eshte pyetja,mbase duhet te presin nje rritje te shitjeve te Fiati,ose te heqin mijra puntore nga puna per te blere Dzekon.