Ethet e “El Klasikos” Real-Barcelona, që luhet këtë javë, i ka pushtuar të gjithë në Spanjë, duke filluar që nga kryeministri në ardhje, Mariano Rajoy.
Ky i fundit, që ka lindur nëMadriddhe është tifoz i Realit, është shprehur i bindur se madrilenët do të triumfojnë në këtë ndeshje me rezultatin 3-1.Rajoy është shprehur shumë i kënaqur me lojën që aplikon Reali, ndërsa ka pranuar se disa sjellje të murinjos nuk i pëlqejnë.
Paraardhësi i tij, Jose Luis Rodriguez Zapatero, i njohur si fans i Barcelonës, ka parashikuar se do të fitojë Barcelona 3-2, kurse ministrja në detyrë e Mbrojtjes, Carme Chacon, edhe ajo me Barcelonën, ka thënë se ekipi i saj do të tregojë autoritet në Bernabeu, duke fituar 0-2.
Tashmë mbetet për t’u parë në fushën e lojës se kush nga ata mund të ketë të drejtë.