Italia është kthyer tashmë në një vend të pasigurtë, duke parë që një sërë futbollistësh, të fejuarat dhe gratë e tyre, kanë rënë pre e grabitjeve dhe dhunës gjatë ditëve të fundit. Pas grabitjes së grave të Lavecit, Kavanit dhe Hamshik në Napoli apo Vuçiniç në Torino, një tjetër sportis ka rënë pre e grabitësve.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Romës dhe kombëtares italiane, Kristian Panuçi. Grabitja e këtij të fundit ka qenë shokuese, duke qenë se i kanë vënë pistoletën në kokë, me kërcënimin se do ta vrisnin.
Sipas mediave italiane, Panuçi ka qenë duke dalë nga automjeti i vet, kyr dy persona të maskuar e kanë ndalur, njëri prej të cilëve i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa tjetri i ka vjedhur orën e dorës dhe portofolin.
“Për fat të mirë nuk më bënë gjë, për fat jam gjallë”, ka thënë i shokuar pas grabitjes Panuçi.