Laçi i shpëton përjashtimit pas dhunës barbare ndaj arbitrit

7 Dhjetor 2011, 17:38Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj arbitrit Lorenc Jemini në ndeshjenLaçi – Kastrioti, është mjaftuar vetëm me pezullimin e presidenti të ekipit Pashk Laskaj për dy vite.

Ekipit të Laçit i janë hequr edhe 6 pikë dhe ndeshjet e mbetura të kampionatit për kategorinë superiore ky ekip do t’i luajë në stadium asnjanës dhe pa tifozë.

Gjithashtu, me dy vite pezullim është dënuar edhe trajneri i portierëve të Laçit, Kastriot Rama.

Por, Komisioni ka toleruar Laçin, duke qenë se në raste të tilla, në rregullore parashikohet përjashtimi nga Superliga. Kjo, duke qenë se ndaj arbitrit nuk ushtruan dhunë dy persona, aq sa janë pezulluar, por dhjetra të tillë, pasi fusha u zaptua edhe nga tifozë të shumtë laçianë.

14 komente në “Laçi i shpëton përjashtimit pas dhunës barbare ndaj arbitrit”

  1. tg usa says:

    nje gjobe e madhe do ishte me mire per mendimin tim

  2. Sali=Geddaf says:

    Para 4 vitesh e njejta situate ka ndodhur me ekipin e Burrelit dhe u perjashtua nga kategoria (me te drejte) e njejta gje duhej te behej dhe me ekipin e Lacit, nuk mund te tolerohet dhuna ne stadiume, po duhet te kete pasur ndonje mik te forte Laci qe nuk e perjashtuan sic ben me Burrelin qe nuk kishte miq qe ta mbronin..

  3. gjon says:

    Me vjen mire qe nuke u perjashtu ekipi i futbollit te LAQIT nga SUPERLIGA.Eshte nji ekip SIMPATIK luan thjeshte e bukur.Ato 8 apo 10 huligan le te3 marrin denimin qe meritojne.Sa per arbiterin JEMINI mos kujtoni se eshte fort burre i mire.Ky meriton nje hetim special se per mendimin tim eshte nder arbitrat me te korruptuar te vendit.

    1. Zigur Qarri says:

      Ne eshte albitri burri i mire apo palo burre ka organe tjera per ta denuar dhe jo nga ajo turme idjotesh.Me kujtohet ndeshja Fc Chelsea-Fc Barcelona,ku me gjith padrejtesite e albitrit tifozat nuk hyne ne fushe.Prandaj Laçi duhej te mos tolerohej se ndryshe ato skena do ti shohim perseri .Me lloqe nuk ndreqet gje.

  4. adriatik says:

    Pyet cdo futbollist profesionist do the thote qe kur luan ne Lac eshte zone lufte.

    Dhuna ne kete stadium eshte normale.Ka vite keshtu. Te pakten qe nga fillimi i 90.

    Po ekipi si duket eshte i lidhur forte me politikanet dhe ata e mbrojne.

    Liga e futbollit ne shqiperi nuk ka kuptim. Se di kush e ndjek. Si nuk perjashtohet nje ekip qe masivisht dhunon kundershtarin?

    Pastaj themi qe do ikim ne evrope. Ne Evrope nuk iket me lacin dhe laqin.

    1. preng sherri says:

      adriatik
      me mire te te dale syri se nami! dhe kjo eshte e vertete!
      dhuna ne Lac eshte perseritur dia here gjate viteve,megjithate duhet te bejme dallimin mes te djeshmes dhe te sotmes dhe te merreme me rastin konkret.
      Pervete,kam shume vite jashte dhe e kam veshtire te jap nje opinion te sakte,por ka disa vite qe fusha e Lacit permendej si korrekte dhe ku mund te luhej futboll.
      Arrihet deri ketu,ku u arrit dhe ne Lac,pra ne barbari per faj te nje presidenti klubi dhe disa te ashtuquajturve tifoze.Por,mbi te gjitha per mungesen e shtetit,sepse perhere kur kane ndodhur keto ngjarje,shteti ka mbyllur syte.Mjaft te kesh miq te forte ne politike dhe cdo gje rregullohet!!! mjaft te permend rastin e para pak kohesh te deputetit te Peqinit,i cili goditi albitrin!
      por arrihet deri ketu dhe hapur sepse dhe organizimi i futbollit tek ne,ashtu si dhe cdo strukture shteterore eshte nje organizim mafjoz dhe asgje tjeter.
      desha te shtoj dhe qendrimin mbi te gjitha te lojtareve te Lacit,te cilet mbeten thjesht spektatore per ate qe ndodhi.

  5. okupoku says:

    Po si more katundar(gjon apo gjin) qe nuk di as te shkruash shqip(jo laqi), te ardhka mir per lacin qe nuk u perjashtua po per albitrin qe hengri dru e per ato lloj katundaresh qe u futen ne fush cmund te ne thuash ti se nuk ishin 8 apo 10 por ishte e gjith katundaria e lacit.Them katundaria e lacit sepse per lacin kam shum respekt e ka burra me namuz dhe nuk jane ata djemt e vertet te lacit qe bejne keto veprime.

  6. Doktor Mortja says:

    Laci,heren e fundit ne zgjedhjet lokale,votoi per kandidatin socialist!
    ne rast se lacjanet do kishin votu per kandidatin e partise time,dhe sikur,albitri mos te kthehej kurre ne shpi,Lac fk,nuk do kishte marre kete denim te ashper.

    me ne fitojne te gjithe!!!

  7. flamurtari says:

    me ate qe ndodhi ne laq dhe me ato qe kane ndodhur me perpara ata meritojne te lozin ne kategorine zh

  8. Lezha says:

    Oh, sa kam qesh… ne Lac kshtu ka qen gjithmon me sa mbaj mend une. Para 90s nuk mundeshin lojtaret me lujt ne stadium te Lacit se te pritke rroshi(guri)i gjuejtun me llastiqe nga tifozat, bash si rrufeja ne lule te ballit.

    Ti adriatik, pse ofendon Gjonin moj loqe, ai e shkruen si te done emnin e vendit t’vet – lac a laq, si ti vije permbare. Ai nuk asht tue i drejtue leter ministrise – nji koment asht tue ba.

  9. Mike says:

    Laqi, nje qytet fabrikat me njerez te mbledhur nga gjithe vendi, maloke te trashe dhe te paedukuar,jo vetem duhen perjashtuar,nga kampionati por nuk duhet lejuar me futbolli ne ate qytet rrugacesh.Mund te luash futboll ne Lac???.Eshte turp per te gjithe???.Laqi, Peqini,Ballshi???

  10. ali baba says:

    TE VJEN INAT TY LEZHA (leshi)se laci luan ne superlige e ju si cender prefekture luani ne te paren e ne 70 vjet futboll qe keni nje vjet dilni ne superlige 10 ne te te paren cfolni edhe ju sa te bie shi stadiumi juaj me 3 shkalle behet si kneta e patokut skeni te drejte ju me fol knetagjinj

  11. TIFOZI says:

    BRAVO MIKE I KE RENE PIKES NE LAC (LAQI)E PEQIN KU PRESIDENTI GODET ME GRUSHTA E ME SHKELMA ALBITRIN QE ESHTE DHE DEPUTET CFARE MUND TE PRESESH NGA TIFOZET OSE NGA (INJORANTET).ATY GJITHCKA MUND TE LUHET POR FUTBOLL JO KETO 2 EKIPE DUHET TE PERJASHTOHEN NGA FUTBOLLI OSE GJITHMONE NDESHJET TI LUAJNE JASHTE STADIUMIT TE TYRE

  12. kola says:

    laci duhej perjashtuar , qojani vidjon FIFA,s dhe shikojeni qfare do thojn , ndoshta dhe perjashtim perjetesisht , eshte nje fushe me nje tifozeri qe smund te luhet , ato duhen perjashtuar deri sa te zene mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje