Dhuna në Laç, arbitrat bojkotojnë ndeshjet e javës

8 Dhjetor 2011, 19:48Sport TEMA

Arbitrat bojkotojnë të gjitha ndeshjet sportive që do të zhvillohen këtë javë në stadiumet shqiptare. Vendimi vjen pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit ndërkombëtar i FIFA-s, Lorenc Jemini, në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti, 1-1. Ky i fundit u dhunuar të hënën në fushën e lojës nga tifozët dhe drejtues të klubit të ekipit të Laçit.

Sipas arbitrave vendimi për të bojkotuar ndeshjet është një mënyrë për të sensibilizuar opinionin publik dhe aktorët e futbollit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në stadiumet tona.

Një ditë më parë Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi ashpër skuadrën e Laçit, të cilës iu hoqën gjashtë pikë dhe i pezullohet fusha deri në fund të sezonit, pas rrahjes barbare të gjyqtarit, në përballjen e së hënës ndaj Kastriotit.

Në bazë të këtij vendimi, ekipi i Laçit duhet të zhvillojë të gjitha ndeshjet e mbetura brenda këtij sezoni në fushë asnjëanëse dhe pa tifozë, ndërsa bien në renditje nga vendi i gjashtë në të 11-tin, në kuotën e dhjetë pikëve.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës vendosi për ndëshkimin e presidentit Pashk Laska dhe zyrtarëve të klubit, Ardian Laska dhe Kastriot Rama, me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe 500 mijë lekë gjobë.

2 komente në “Dhuna në Laç, arbitrat bojkotojnë ndeshjet e javës”

  1. Aqifi says:

    Me Jeminin rrahja nuk ka shkuar dem; e ka merituar plotesisht dhjetera here me gjykimet skandaloze. Laci duhej pergezuar dhe jo denuar per rrahjen e ketij palacoje.

    1. Argita_B says:

      Aqifi,
      Flitet per sport, nje loje argetuse e jo per lufte,
      Jemini qofte dhe jo kopetent, i korruptuar nuk eshte kafshe qe te rrihet, eshte njeri me te metat e tija.
      Ne Laç nuk eshte hera e pare me sa dij qe dhunohen arbitra e lojtare e ky eshte nje turp i vertet.
      Keto jane vlerat qe do tu tregojme femijeve tane se si duhet te zgjidhem prblemet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje