Çezena, Bogdani sherr në stërvitje me mbrojtësin francez Benalouane

9 Dhjetor 2011, 20:42Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, është bërë personazh negative për Çezenën, pasi gjatë stërvitjes së zhvilluar në kuadër të ndeshjes me Palermon, është zënë me mbrojtësin francez, Benalouane.

Në fakt, siç raportojnë mediat italiane, faji nuk ka qenë i Bogdanit, duke qenë se ky i fundit ka pësuar një ndërhyrje të ashpër nga ana e mbrojtësit në ndeshjen e kontrollit.

Kjo ka bërë që Bogdani të nxehet dhe ta kapë për fyti mbrojtësin francez, që gjithashtu ka reaguar. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndarë sherrin, ndërsa trajneri Arigoni ka ndërprerë stërvitjen për disa minuta.

Interesant është fakti se Bogdani është edhe shok dhome me Benalouane, me të cilin u zu gjatë stërvitjes. Megjithatë, tensioni i tyre mund të jetë i kuptueshëm, duke parë momentin e vështirë që është duke kaluar Çezena.

Pavarësisht zënkës, trajneri Arigoni ka vendosur që t’i grumbullojë të dy lojtarët për ndeshjen me Palermon, ndërsa është e pashmangshme gjobitja e tyre nga ana e klubit.

3 komente në “Çezena, Bogdani sherr në stërvitje me mbrojtësin francez Benalouane”

  1. elio says:

    Ooooo Tema…mos e prishni muhabetin..lajmet i merrni vesh nga burime te mediave te huaja dhe eshte ok…po mos i kopjoni cope fare…
    http://www.sportmediaset.mediaset.it/calcio/calcio/articoli/73277/cesena-rissa-bogdani-benalouane.shtml

  2. erion says:

    po pse mor elio lajmi eshte lajm, nuk duhet ndryshuar, duke qene qe ka ndodhur ne itali, perkthehet dhe prezantohet ne shqip, eshte si te thuash qe per kullat binjake kur u rrezuan, e gjithe bota kopjoi nga amerika…

  3. hysni dajaku says:

    vetem genjeshtra shkruani ne lajme,ja cila eshte e verteta pa ngjyra politike!!Benalouane i tha Bogdanit se ju shqiptaret me ate kryemniuster qe keni po na injoroni edhe ne Francezet,duke thene vetem genjeshtra!!keto jan provokacione i tha Bogdani!une kam kusheririn tim Gerti Bogdani qe vetem duke thene te verteten dy vjet lart e poshte nga Selie e PD-se morri graden “Deputet”ndaj genjeshtrat mbaj per vehte ti dhe ata Francezet e e tu si pune Daulit,,Benalouane i tha se edhe ai e ka kusheri Daulin dhe ai vetem duke thene te verteten lart e posht ne France eshte dekoruar Deputet,,mbas replikave filluan shqelmat edhe u desh nderhyrja shokeve Italian te Berluskonit qe te sheshonin sherrin midis lojtarve te djatht Italiane me prejardhje nga Francistani dhe Albanistani!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje