Hoze Murinjo ka vendosur të heshtë për “Klasiken” me Barcelonën mbrëmjen e djeshme. Murinjo ka vendosur që të mos dalë në konferencë shtypi, për të shmangur ndonjë pyetje të sikletshme nga ana e gazetarëve.
Ai ka vendosur që në konferencë të dalë zëvendësi i tij, Karanka. Kjo nuk është hera e parë që ndodh në fakt, pasi në përballjen e vitit të shkuar në prill, Murinjo, pas acarimit të situatës si pasojë e akuzave të tij, vendosi që mos të dilte në konferencë.
“Klsikja” e nesërme pritet me shumë interes, pasi për herë të parë pas shumë vitesh, Reali ndodhet para Barcelonës në renditje dhe për më tepër, shihet si favorite për fitimin e kësaj ndeshjeje.
ppo ka me fitu reali