Mediat e huaja kanë nxjerrë një tjetër fakt, që shton më tej dyshimet për trukimin e ndeshjes së Ligës së Kampioneve, Dinamo Zagreb-Lion, e cila përfundoi 1-7 për francezët.
Mbrojtësi i përfolur për këtë rast, Domagoj Vida, i cili pas golit të sulmuesit të Lionit, Gomis, u duk duke i “shkelur” syrin atij, është zbuluar në një video të re, duke u futur në lloto bast.
Ai është xhiruar teksa hynte në një lloto në Zagreb, të quajtur “Hrvatska Lutrije” dhe ka dalë nga ajo me një skedinë në dorë.
Ky është një fakt më shumë për FIFA-n dhe UEFA-në që të nisin hetimet, edhe pse institucioni i drejtuar nga francezi Mishel Platini, ka deklaruar një ditë më parë se nuk do të nisë hetimet për këtë rast.
Ndeshja Dinamo-Lion u përfshi nga dyshime të shumta, për shkak se francezët arritën që të shënonin plot gjashtë gola vetëm për 35 minuta lojë, duke rregulluar kështu golavarazhin dhe duke shkuar më tej dhe duke shkaktuar eleminimin e Ajaks, që përfundoi në grup me pikë të barabarta me Lion.
http://youtu.be/GA9kpB1H_kM
Te gjitha keto quhen supozime dhe jo prova.
Te luash nje skedine bastesh nuk eshte prove korrupsioni.
eshte ne kulturen latine dhe ballkanike qe te shohi kudo kompllote.
Kur Liverpuli barazoi me Milanin 3-3 ne finale ne nje kohe qe pjesa e pare perfundoi 3-0 per Milanin edhe kjo ndeshje e shitur ishte se nuk kishte bere vaki me pare!?
Po kur Bayern udhehiqte 1-0 ne minuten e 90-te ne finale kundra Manchester dhe ne minuten e 94 rihej 2-1 e humbi finalen edhe aty me korrupsion kishim te benim!
Njeriu eshte i formatuar vetem me skenare racionale dhe i ka te veshtira ti pranoje gjerat pa gjetur nje shpjegim te pranueshem per mendjen e tij.