Eurosport: Kapllani, më i mirë se Ronaldo e Messi!

10 Dhjetor 2011, 12:21Sport TEMA

Edmond Kapllani ka të gjitha arsyet e botës për t′u ndjerë një futbollist i respektuar në arenën europiane. Por edhe ai vetë me siguri do të qeshë me faktin që sipas sitit zyrtar të kanalit të famshëm Eurosport, ai është sulmuesi më i mirë i Europës, duke lënë pas edhe emrat e më të mëdhenjve të futbollit botëror aktualisht, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Sipas Eurosportit, në shkrimin me titull “Ka jetë pas Cristianos dhe Messit” shqiptari ka raportin më të mirë të golave me minutat e shënuar në të gjitha kampionatet zyrtare të Europës.

Ai shënon një herë në çdo 45 minuta. E pasojnë dy lojtarë të kampionatit të Moldavisë, i shquar për numrin e madh të golave për ndeshje. Messi dhe Ronaldo, madje janë larg në këtë renditje. Me 17 golat e shënuar respektivisht prej tyre në ligën spanjolle, ata janë i 27-ti dhe i 28-I në Europë. Ronaldo shënon gol çdo 76 minuta ndërsa, Mesi çdo 76 minuta.

Në rastin e Kapllanit nuk merret parasysh diçka shumë e thjeshtë, por themelore. Sulmuesi shqiptar ka luajtur vetëm 45 minuta në ligën gjermane gjatë të gjithë sezonit, të shpërndara në shumë ndeshje. Pikërisht në njërin prej këtyre rasteve ai ka shënuar. Por askush nuk mund të pretendojë që Kapllani do të mund ta mbante gjatë këtë ritëm, nëse do i jepej shansi të luante çdo ndeshje.

7 komente në “Eurosport: Kapllani, më i mirë se Ronaldo e Messi!”

  1. Po ca toni mor aman se lat nam apo nuk keni me cfar ti mbushni faqet e gazetes e shkruani budallalliqe.

  2. sali berisha says:

    me kapllanin do fitojme kupen e botes,sepse qenka me i mire se mesi dhe ronaldo.gjithe klubet me te mira te europes do futen te sher kush ta bleje i pari kapllanin.ne shqiptaret vazhdojme te fluturojme me presh ne b….???!!!!si sala ne politik.

  3. Avni Rustemi says:

    Pse nuk thoni qe shqiptari Kapllani paska lane name te madh ne futboll!
    Me kujtohet nje histori e nje patrioti te madha nolist ne Boston,i cili me ka treguar nje here se babai i tij kur ishte fjala per Shqiperine dhe zotesine e shqiptareve,ai kalonte ndonje here edhe ne groteske:’Nje dite po shhnim nje ndeshje boksi,me tregoi ai.Ndeshesh nje boksier i rraces se zeze me nje te bardhe.Ne raundet e para ai bjondi po e mposhte afro-amerikanin, dhe babai the se ai eshte shqiptar.Por kur ne raundet e mepasme aiafro-amerikani po e zhdepte te bardhin,une iu ktheva:Po tani mos do te thuash se edhe ky eshte shqiptar? E pse jo,m’u kthye ai,a nuk ka edhe ne Shqiperi nga keta te zinjte?!”

    1. Avni Rustemi says:

      Cudi e madhe sot.Kur shkruaj per sukseset e vizites se kryeministrit dhe miqte e tij freanceze, moderatori apo serveri juaj pergjigjej cdo here se kjo adrese e-mail nuk eshte e rregullt,kurse kjo historia e vjeter me boksin u botua mire e bukur,ndonese e nisa me te njejten adrese e-mail.Mund te me thoni zotrinj,cfare ndodhi?!!!

      1. sorge says:

        Ta them une se cfare ka ndodhur,o Avni Rustemi:”BEJ ATE QE KE BERE ME ESAT PASHE TOPTANIN NE MES TE PARISIT ME SALI BERISHEN DHE DO JESH HERO PER SHQIPTARET!!!Per sukseset e Berishes ne Paris,eshte njelloj si historia e Kapllanit,qe EUROSPORTI EUROPIAN E PASKA NXJERRE ME REZULTATIV SE MESSI APO RONALDO!!!Berisha mburreet se Shqiperia nen SUNDIMIN E TIJ KRIMINAL eshte ne rritje kolosale,ndersa ne shqiptaret jemi bere bme SKLLEVER SE KURRE!!!NUK KEMI BUKE TE HAME!!!LIGJIN E BEN MALOKU I BERISHES E JO LIGJI!!!

  4. haskoduka says:

    Jo të gjitha problemet zgjidhen me rregull treshi, ndryshe me Kapllanin do të fitojmë kupën e botës, siç tha edhe Saliu pak më lart.

  5. flamurtari says:

    kapllanin e ka kerkuar real madrid per 50 milion euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje