Klubi vendos të gjobisë lojtarin e tij për simulim

12 Dhjetor 2011, 13:35Sport TEMA

Në një gjest të pazakontë, një klub në Australi ka vendosur të gjobisë një lojtar të tij për shkak se simuloi gjatë një ndeshje të Ligës A.

Mbrojtësi i Sydney, Shannon Cole e bëri veprimin e pahijshëm gjatë një ndeshje kundër Gold Coast United dhe për këtë pagoi çmimin. Ai pagoi një gjobë në një shumë që nuk është bërë e ditur.

Cole u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një presioni të një mbrojtësi për ta ndaluar. Të hënën ai pranoi se nuk kishte kontakt mes tyre dhe ai kishte bërë gjënë e gabuar.

Sydney vendosi ta gjobisë Cole duke zbatuar një politikë të klubit që nuk lejon simulimet.

“E di që klubi ka një politikë të tillë dhe mbështes qëndrimin që ata mbajtën,” tha Cole.

1 komente në “Klubi vendos të gjobisë lojtarin e tij për simulim”

  1. sinani says:

    Simulim, jo stimulim! Ju lutem korigjojeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje