Çelsi është duke u interesuar për sulmuesin brazilian të Milanit, Robinjo. “Daily Star” shkruan se lndinezët janë të gatshëm që të paguajnë deri në 20 milionë euro për të.
Çelsi kërkon që të përfitojë nga marrëveshja e Milanit me sulmuesin argjentinas, Karlos Tevez. Mbërritja e këtij të fundit tek Milani do të pakësonte hapësirat për Robinjon, i cili këtë sezon nuk po shkëlqen dhe ka shënuar vetëm një gol.
Milani nga ana tjetër do të ishte i gatshëm që ta shiste Robinjon, pasi me paratë e tij do të kishte mundësi të paguante kartonin e Tevez. Çelsi e ka kërkuar edhe më parë Robinjon, para transferimit të tij tek Mançester Siti.