Barcelona hesht "Bernabeun", shumë e fortë për këtë Real

11 Dhjetor 2011, 01:29Sport TEMA

Barcelona ka dalë fituese e ndeshjes së madhe dhe të shumëpritur të El Classico, të zhvilluar në Santiago Bernabeu. Ishte Karim Benzema ai i cili shënoi i pari në këtë ndeshje, duke demoralizuar Barcën që në minutën e parë të ndeshjes. Por, pak më vonë, pikërisht në minutën e 30-të, Alexis Sanchez arrin të shënojë për të barazuar në 1-1. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona fillon fuqishëm. Në minutën e 53-të, Hernandez Xavi shënon për të kaluar në epërsi Barcelonën ndërsa 10 minuta me vonë (66′), Cesc Fabregas thellon diferencën në 1-3.

Pas kësaj fitore, Barcelona barazohet me pikë me Real Madridin, por me një ndeshje më shumë.

19 komente në “Barcelona hesht “Bernabeun”, shumë e fortë për këtë Real”

  1. star says:

    Ishte e parashikuar kjo qe ndodhi.Me kete skuader qe ka Barcelona,ne qoftese luhet futboll i ndershem gjithmone del fitues Barcelona.Jo per vgje por ato jane te pomposhtur ne lojen e hapur.Reali ka vetem nje shans te vogel vetem ne qoftese luan loje te piset,vetem duke mos e lene kundershtarin te luaje, me ato lojtare si Pepe,Lass qe duhej te ishin nxjerre me karton te kuc shume heret. Urime Barcelona!

    1. raimondi says:

      Po pse u be kjo ndeshje ?–Une mendova se ishte neser ..

  2. akil says:

    po keta nuk njohin fare gjendje psikologjike gjithmone top,si ka mundesi keta nuk pyesin se i le e dashura,kane femijet semure,njerzit e shtepis nuk jane mire nuk pyesin as per semundje e pa besueshme cfare po bejne

  3. roland says:

    sa mir ti shofesh keto 2 fshatare te trashe portugeze duke u qyrravitur

    1. flamurtari says:

      edhe ne skedine 2 e kisha

    2. Argita_B says:

      Fshatare portugeze !!!
      Njeri eshte trajneri me efikas ne bote (duke mare parasysh se çdo 2-3 vjet ka nderruar e rikrijuar ekip e ka fitur kampionate e lige kampionesh me ekipet qe ka drejtuar) ndersa tjetri eshte shenusei me i mire i te gjitha koherave ne ligen spanjolle, top i arte, dhe 2 here i dyti ne bote.
      Qe te mos te pelqejne kjo nuk ka asgje te keqe, pasi sejcili ka shijet e veta ne futboll, po te quash fshatare 2 personazhet me me fame aktualisht te futbollit boteror…
      As njeri, dhe as tjetri nuk i kane vjedhur njeriu, nuk kane trasheguar gje, çdo gje e kane me pune, dhe per kete duhen respektuar.

      1. O Landi jo dy fshatare portuges, por 2 byt….h….a portuges.

  4. Albann says:

    Po keta te kombetares tone pse s qane keshtu kur humben me luksemburgun ….hahahaha.

  5. nastradini says:

    Shikoni o milet Barcelonen qe po ben LOLO te gjithe ekipet e tjera. Shikoni o milet Ronaldon qe i rane breket ne fushe dhe tani po qan me lot per humbjen fatale. Shikoni o milet Mourinjon, trajnerin e antifutbollit Dru me Pre si qan me denese bashke me Ronaldo Dallkaukun. Shikoni o milet Mesin me KACAKET e tij trima si i bene cirk me xhonglime topi ne fushe ASQEREVE te Real Madridit. Qe kishin dale ne fushen e tyre per Dru me Pre. Shikoni o milet Guardiolen e mencur si i fiton ndeshjet ne fushen e kundershtarit dhe ben Mourinjon e Katencaos Famoze te Kohes se Qepes te qaje me lot fajtori. Shiko edhe ti o Edi Rama pak futboll klasi. Dhe leri KURBANET. Se me Barcelonen meson me shume. Si te mundesh kundershtarin ne fushen e tij. Kur te vret dhe te godet me shqelma brutale. Shikoni o milet si arrihet fitorja. Kur nje popull luan si ekipi i Barcelones. Nga nastradini.

    1. Argita_B says:

      Barcelona luan sot futbollin qe u importua nga Hollanda prej Krujfit.
      Guardiola trashegoi jo vetem nje ekip, por dhe nje stil loje, ate te shkolles se Barcelones, te njeten qe gjeti dhe Rijkard, pra lojtare qe lujne qe prej moshes 12 vjeçare se bashku dhe te njetin stil loje.
      Gjithesesi, ishte ndeshje kampionati dhe vlente vetem tre pike, pra perveç faktit qe ishte ndeshje mediatike, nuk ka vlere me teper se tre pike.
      Mesi nuk duhej te kishte perfunduar ndeshjen pasi arbitri u tregua me shume se tolerant qe nuk i nxori kartonin e dyte te verdhe.

      1. gallata says:

        PO dakord ,dhe Pepe duhej te merte karton te zi(perveç penallti kunder).

    2. Aleksander says:

      BRAVO Nastradin !, Kush ka sy shikon,kush ka veshe degjon.Ne shqiptaret akoma s’kemi percaktuar FILOZOFINE E EGZISTENCES TONE SI KOMB.Ata popuj qe e kane bere nje gje te tille(qofte edhe te gabuar)jane te gjithe me mire se ne.

  6. brazili says:

    Sa te kete tranier Murinjon,Barcelona do te fitoje gjithmone me Realin.

  7. Bato says:

    Jam kenqur shume me lojen dhe fitoren e djeshme te Barcelones. Por kjo kenaqesi s’eshte asgje para kenaqesise qe kam ndjere kur kam pare foton e mesiperme te ketyre qarramaneve mistreca.

  8. glen says:

    ja dhe reali vertet qe e mburrin njerzit qan si nje femije 5 vjecar qe i heqin lepirsen nga goja

  9. haskoduka says:

    Deçitura e fotos: “Mjeshtër! Na injoruan edhe sot në Bernabeu” – thotë C. Ronaldo. “Mos, mos qaj” – përgjigjet “Special one”(Murinjo)- “ke të drejtë. Edhe sot na menderosën”.

  10. sorge says:

    Oi,Oi,OI!!!Ulurin me LOT E QURRE BASHKE RONALDO ME MURINJON!!!Ku na ka dale kjo Barcelona,more aman-ankohet murinjo!!-Na eshte bere si GOGOLI-ngasherehet Ronaldo!!_nuk ka gje,mos u merzit-e qeteson Murinjo!!-Heren tjeter do ta lajme MUTIN ME SHURRE NE BARCELONE!!Haaaa!!!!MER NJE PRESH LUSHNJE DHE PERDRIDHE FORT ,O MURINJO!!!PRESHI TE KA NGELUR TANI!!!

  11. fkpartizoni says:

    foto eshte monatazh, s’eshte nga ndeshja e djeshme, Mourinho ne kete foto eshte i perlotur nga gezimi kur ka fituar Champions me Interin, (kur kaloi kete Barcelonen e famshme ne gjysmefinale), kurse foto e Ronaldos nuk e di nga e kane marre.
    S’keni nevoje te beni si mjeshtra, Mourinhon nuk ka mbet ta vleresoni ju…

  12. arsenali says:

    Fantastike BARCELONA, NJE NGA EKIPET ME TE MIRA TE BOTES NE TE GJITHE KOHRAT. NJE MESFUSH SUPERGALAKTIKE,nje KSAV TIMONIER, nje INJESTE I SHKELQYER NE PJESEN E DYTE DHE NJE SUPER MESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje