Futbollisti shqiptar i Lazios dhe kombëtares kuqezi, Lorik Cana në një bisedë për “Zëri” ka kërkuar të sqarojë për opinion se nuk është fyer nga tifozët e ekipit të tij. Sipas tij, kështu ishte raportuar në mediet shqiptare, por që e vërteta qëndron ndryshe.
“Dua të sqaroj për opinion se nuk jam fyer pas ndeshjes në Rumani, siç është raportuar në medie, por tifozët kanë shprehur pakënaqësi ndaj bashkëlojtarit tim, Cisse, i cili më pastaj ka pasur polemika me ata”, tha Cana.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjë pengesë ndërmjet tij, stafit të klubit apo edhe tifozëve për të pasur pakënaqësi të shprehura.
“Mund të them se deri më tani jam pritur shumë mirë në klubin e Lazios, dhe nuk kam pasur asnjë problem më të vogël me askënd në klub dhe aq më pak me tifozët, të cilët madje edhe kur nuk kam luajtur më kanë përkrahur në mënyrën e tyre (v.j. vendosja e pankartës në stadium)”, tha Cana.
Cisse eshte shume lojtar i mire sa here hyn ne fushe tifozlliku eshte me kembe nje gje qe se bejne per ty o lorik po ik stervitu dhe leri intervistat dhe klipet se na kenaqe o “patriot”
ky cana eshte koqe fare.po pse ore cfare pret t’i te bejne tifozat e lacios te dhjesin ne koke? po mjaft more hajvan se qe nga fillimi i serie a ke luajtur vetem 20 minuta dhe ke lene kokrren e namit si i paafte. mire qe te desh fati e bere golin me lecen se perndryshe as me peqinin nuk luan ti.
Lola mos u beje LOLO…!
Mire mor ju”specialista”ke keni ju me te mire se Lorik Canen?!selam musane,qe iku dejshèm tek kampi italian per te vjedhe batanije!xheloz te ndyre..
Nuk e di pse e keni kap kaq keq me Canen. Ka be ndonje gje negative qe nuk e kam marr vesh une gje? Nuk eshte ne nivelet e larta europiane por e te meta ka plot por duhet respektuar se eshte patriot, perfaqeson Shqiperine, ka qene kapiten ne France e Angli (si asnje tjeter shqiptar), dhe sot po luan me Lacion aktualisht pretendente per serine A dhe akoma e paeliminuar nga kupat e Europes. Pse kaq shume mllef drejt ketij?
Une per vete u ndjeva mire kur Cana shenoi madje ndjehem mire kur shenojne edhe Edgar Cani, Besart Berisha, Migen Memelli e deri te Shabani e Doci ne ligat amatore te San Marinos jo me kur shenon nje perfaqesues i Shqiperise ne nje kampionat perendimor si seria A.
une jam kosovar e kush i ka inat lorikut i ka inat gjithe shqiptarise… ketu nuk e kam fjalen per disa komentues me larte qe jane vetem e vetem xheloze te semure… flm shume
Te na rroni sa malet shqiptare, ju dhe prapambetja juaj shekullore. Jemi akoma ne vitin 1901. Sa per Canen, i uroj suksese dhe i shpreh nje mirenjohje te thelle per patriotizmin.
Faik Konica – Këshilla një gazetari
Faik Konica boton në të përkohshmen “Albania” me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir.
I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.
Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.
Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.