Pavarësisht se është në një formë të mirë, braziliani Kaka nuk është duke gjetur vend në formacionin titular të Realit, pas për Murinjon, gjermani Ozil vazhdon që të jetë i preferuari i tij.
Për këtë arsye, për ish-fituesin e Topit të Artë është hapur një garë mes Totenhem dhe PSG, për ta marrë atë në ekip, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe një interesim i Milanit për ta rikthyer brazilianin.
MKediat britanike bëjne me dije se Totenhem ka shfaqur një interest ë madh për Kaka dhe Reali mund të vendosë që ta shesë atë, ose ta shkëmbejë me Garet Bejl, që pëlqehet aq shumë nga Murinjo.
Por, në lojë ka hyrë fuqishëm edhe PSG, që mund të përfitojë nga fakti i marrëdhënieve të mira mes drejtorit të saj, Leonardo dhe Kaka.
Ky i fundit, nëse aktivizimi vazhdon të jetë i pakët, mund të largohet nga Reali, pasi tashmë është në moshën 29-vjeçare dhe nëse nuk do të ketë një vend në formacion, do të ishte një goditje e madhe për karrierën e tij.
morinjo ky trainer `imadh` mbasi hengri tre petulla nga barca e futi ne loje KAKAN,por shume vone .
Kaka the best
Talentet jane si lulet,u nderron dheun dhe vyshken,i ve ne dhé me te mire, me me pleh, prape vyshken.Keshtu Shevchenko,keshtu dhe Kaka.Sidomos ne dore te nje antimilanisti si Mourinho,nuk mund te pritej veçse rrenim i tyre.