Doni të bëheni të pasur? Vini bast për Interin

13 Dhjetor 2011, 18:25Sport TEMA

Në një kampionat jo normal si ky i sivjetmi në Itali, edhe Interi, që deri tre javë më parë ndodhej në zonën e rezikshme të rënies në një kategori më poshtë, mund të fitojë kampionatin. Nëse fiton me Xhenoan, Interi do të gjendej vetëm 10 pikë larg nga vendi i parë, që aktualisht mbahet nga Juventusi dhe Udineze.

Këto dy ekipe aktualisht kanë 30 pikë, ndërsa Interi 17, me një ndeshje më pak. Kompanitë e basteve megjithatë, e kuotojnë shumë lart fitimin e titullit kampion nga Interi. Kështu, Snai e ka vendosur koefiçentin e fitores së titullit nga ana e interit, plot 40, teksa Milanit, që shiheti si favorite kryesor, 2.0 dhe Juventusit 2.5

Por, a ka mundësi Interi që të fitojë titullin? Shanset janë që po. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe Interit i rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm, Forlan e Shnajder, të cilët mund të ndikojnë për një ecuri pozitive. Pra, me një koefiçent të tillë, ja vlen që ta provoni njëherë. Historia e futbollit ka treguar se përmbysje të tilla ndodhin.

 

6 komente në “Doni të bëheni të pasur? Vini bast për Interin”

  1. Leonard says:

    Ha ha ha, do te ishte me e lehte qe nje gomar i gjelbert te pershkonte Milanon ne fluturim, sesa nje skuader e kalbur si Interuci te fitonte kampionatin italian! Edhe sulltan Murati qe njelloj si Moxhi & Betega me kompani, te bente per te sajten here “mrekulline” e radhes duke blere gjithe arbitrat, perseri Interuci nuk do te zinte nje pozicion me te mire se vendi i katert.
    Nuk e di ju po une nuk hedh as 100 leke mbi kete skuader zvarranikesh; po te kem para per te hedhur poshte, duke pare edhe koeficientin shume te favorshem neper kompani bastesh, do t’i hidhja per Napolin kampion!

    1. interisti says:

      Leonard, kur do e besh ate xhiron reth Milanos?

  2. Eri says:

    Eshte e veshtire per mendimin tim, Interi s’e ka me ate grinten e dikurshme qe te drejton per tek fitorja.

  3. block a says:

    hahahahahahaha kot nuk thone qe interi eshte nje cirk qe ben per te qeshur qe nga 1928.
    Mire kete po kane filluar dhe keta interistet shqiptare te behen cirketare.

    Forza INTER MERDA

  4. Sali=Geddaf says:

    Thoni ca te doni ju milanista e juventina por inter eshte i vetmi ekip ne Itali qe ka fituar tripleten dhe i vetmi ekip ne Itali qe nuk ka ren ne serie B, nuk ka me derbi te Italis se dhe juventus e provoj B-ne, milani gjithashtu e ka provu 2 here, nje here se beri hile e nje here tjeter se nuk kishte byth me nejt ne seria A, e ju juventinat nuk e di si keni fytyr e vazhdoni te flisni, juve ju denuan si gjykatat sportive ashtu dhe ato penale, moggi-n jua denuan me 5 vjet burg, juventusit te gjitha gjykatat po ja hedhin poshte pretendimet per kthimin e scudetto-s, e juventusit nga epiteti i zonjes e vjeter ju vendos ai i kuckes plak se ju blinit albitra e vidhnit kampionate, e kete nuk e them une por e kan then gjykatat.

    Sa per artikullin nuk besoj se fiton gje Interi kete vite, Inter e ka mbaruar ciklin e tij ka 6 vjet qe dominon ne Itali, ka shume lojtar ne ekip qe duhet te terhiqen nga futbolli ose te largohen, dhe duhet rinovuar komplet ekipi qe te hapet nje cikel i ri.

    Por kurr mos thuaj kurr, topi i rrumbullaket eshte, deri sa pretendojne napoli, udineze e lazio pse mos te jete dhe inter ne gare, 10 pik nuk jan shume, nese behen dhe 2-3 blerje te mira mund te kete shance per tu futur ne luften per titull, gjithsesi veshtire do jete.

  5. Block A says:

    Nuk ua heq njeri as tripletat as katerpletat.

    Keshtu ndodh kur ke qene inferior e i shtypur per dhjetera vjet me rradhe.

    Ose me sakte i perdhunuar nga Juvja e Milani……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje