Është vetëm 19 vjeç ndërsa me Baselin e eliminoi Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve. Ky është Granit Xhaka, futbollist me vizion për lojë, fuqi muskulore, depërtim brilant, aftësi për inkuadrim dhe goditje të mirë nga distanca. Së bashku me Xherdan Shaqirin është një prej yjeve të skuadrës zvicerane.
Me Baselin e eliminoi Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve. Granit Xhaka është një mesfushor dhe pikë referimi për skuadrën zvicerane, që shkaktoi befasinë më të madhe këtë edicion në garën elite të klubeve evropiane duke rrëzuar kalibrin e futbollistëve si Wayne Rooney, Ryan Giggs e Rio Ferdinand.
Yjet kosovarë – Xhaka është vetëm 19 vjeç, i gjeneratës 1992, por nuk është diamanti i vetëm i Baselit. Aty është edhe Xherdan Shaqiri, mesfushori ofensiv i shumëkërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, së fundmi edhe Barcelona. Por, njësoj si Shaqiri, edhe Xhaka ka profil për një klub të madh: vizion të lojës, fuqi muskulore, depërtim brilant, aftësi të inkuadrimit dhe goditje nga distanca.
Një natë historike – Baseli ka kaluar një natë të veçantë, duke shkaktuar një prej humbjeve më të rënda për menaxherin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i cili është në drejtim të ekipit nga 1986. Njëkohësisht ishte kjo fitorja më prestigjioze në Evropë në histori të Baselit. Por, nuk është suksesi më i madh në historinë e tij, meqë në sezonin 1973-74 skuadra e atëhershme kishte kaluar po ashtu në fazën eliminatore të aso kohe Kupës së Evropës.
Zbulimi – Sezoni që dëshmoi kualitetin e Xhakës ishte më 2009, kur ai si anëtar i skuadrës U-17 të Zvicrës fitoi Kampionatin botëror në Nigeri. Njësoj sikurse Shaqiri, edhe Xhaka ishte shfaqur në skenë nga trajneri gjerman Thorsten Fink. Besimi i tij i mbështetjes te Xhaka, i cili ka karakteristika të një mesfushori të kompletuar, është dëshmuar vendim i qëlluar.
Zhvillimi – Fink e ndihmoi të zhvillohet dhe Xhaka e ka dëshmuar veten në nivelin taktik, por nga 12 tetori ka filluar të punojë me Vogelin, trajner i ri i Baselit. Fink kaloi në Hamburg duke zëvendësuar të shkarkuarin Michael Oenning. Xhaka ka lindur më 27 tetor 1992 në Prishtinë. Në Zvicër u transferua si fëmijë. Futboll filloi të luajë në sektorin e të rinjve në Fussball Club Concordia Basel 94, ndërsa më 2002 iu bashkua juniorëve të Baselit.
Evoluimi – Para se të bënte depërtimin në ekipin senior me Finkun, aktivizohej gjithnjë me Shaqirin në Basel B, të udhëhequr nga Patrick Rahmen. Xhaka debutoi në Axpo Super League, më 21 gusht 2010 në barazim 1-1 me Thun. Debutim si titullar. Në fund të kampionatit bilanci ishte 20 paraqitje dhe një gol kundër Thunit (12 maj 2011). Tri asistime. Xhaka arriti të shënojë një gol në kualifikime për Ligën e Kampionëve kundër hungarezëve të Debrecenit. Por, ka pasur rastin edhe të dëshmohet në Europa League në dy sfidat me Spartak Moskën.
Statistikat – Xhaka ishte njëri prej futbollistëve kryesorë për Baselin edhe në barazimin 3-3 në ndeshjen e parë me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve, në Old Trafford. Bëri gjashtë paraqitje në fazën e grupeve me total prej 497 minutash. Ndërsa në kampionatin zviceran, pas 18 xhirosh, Basel është lider në renditje me 38 pikë, shtatë më tepër se Luzern me bilanc prej 11 fitoresh, pesë barazimeve dhe dy humbjeve.
Kombëtarja – Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e promovoi në ekipin kombëtar më 4 qershor 2011 dhe atë në ndeshjen kundër Anglisë në Wembley (2-2). I dha besimin, gjithnjë si titullar edhe në tri ndeshje tjera me Bullgarinë, Uellsin dhe Malin e Zi. Xhaka impresionoi edhe në barazimin 0-0 me Holandën më 11 nëntor të këtij viti, duke luajtur rol në mesfushë së bashku me Shaqirin, Xhemajlin dhe Inlerin. Xhaka ka kualitete të pamohueshme. Di të luajë edhe në krah, është elegant dhe konkret. Është i gjatë një metër e 83 centimetra dhe peshon 73 kilogramë. Edhe vëllai i tij Taulanti, mbrojtës, luan në Basel. Por, është Xhaka ai që e bën të funksionojë mekanizmin e një kolektivi. Ka kontratë deri më 2015. Shaqiri është ai që më tepër gjendet në qendër të vëmendjes. Por, edhe Xhaka është shumë me vlerë për Baselin. Këtë e dëshmoi hiq më pak se kundër Manchester Unitedit. (Corriere dello Sport)
Pirdhu
Bravo Granit shume shpejt do jesh yll ne futboll.
Cfare bravo? Ai nuk eshte Shqiptar. Nuk eshte as bir Shqiptari se ndryshe te babai i tij te pakten do te ishte munduar ti mbushte mendjen qe te luante per Flamurin Kuq e Zi.
Ju i nderuar Redi flisni ‘kodra pas bregut’. Granit Xhaka ka lindur ne Zvicer, eshte edukuar, eshte investuar per te dhe i jane ofruar mundesite me te mira qe te zhvillohet ne nje ambient ideal per te. Cili do ishte ai budalla qe do i ‘gjuante te mires me shkelm’ duke luajtur ne nje ekip ku gelojne aferat mafioze, nderhyrjet e ‘miqve’, ku pagesat jane minimale dhe mirenjohja nuk ekziston si fjale? Ndaj i nderuar, mendohuni mire kur flisni. Gjithsesi, dihet se sa e duan shqiptaret dhe sa e vleresojne njeri-tjetrin…Xhelozia eshte gje e keqe.
Njeri pa vlera..mos u merrni me keta ndyrsira zvicrre. turp.