Baggio: Ndoshta një ditë drejtoj Interin me Guardiolën

14 Dhjetor 2011, 13:56Sport TEMA

Roberto Baggio nuk është kundër idesë që një ditë ai të drejtojë skuadrën e Interit së bashku me trajnerin aktual të Barcelonës, Pep Guardiola.

“Nuk e di, Pep ka aq shumë eksperiencë dhe nuk ka nevojë që të ketë përkrah asnjë njeri tjetër. Guardiola ka bashkëpunëtorë të mrekullueshëm dhe nuk e besoj që është një hipotezë e realizueshme që unë dhe ai të drejtojmë Interin”, – deklaroi Baxho.

Ish-fantazisti italian shtoi se atij do t′i pëlqente që të punonte si trajner, ndërsa tani ka mbyllur kualifikimet e nevojshme për të nisur këtë profesion.

4 komente në “Baggio: Ndoshta një ditë drejtoj Interin me Guardiolën”

  1. Pipo says:

    Te mbajme mend si lojtar te madh, po a mundet te behesh edhe trainer i madh?!

  2. akil says:

    ky eshte gjigand fare lojtar i pa pare njeri shembullor,nga ky lojtar kam filluar te shoh futboll ne 90

  3. Fatmir says:

    Sot Baxhio do te luante per mrekulli tek Barcelona.

    Nje lojtar i jashtezakonshem. Ishte kenaqesi ta shihje ne fushe.

  4. adriatik says:

    Ti ishte maestro. Na ke dhuruar momente magjike o Roberto.

    Ate golin tend kunder Nigerise ne 94 ku po skualifikohej Italia nuk e harroj kurre.

    Bashkohem me mendimin se po te ishte aktiv ne fushe sot do ishte te Barcelona me Iniesten dhe Xavin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje