Baloteli, 60 mijë euro për një natë në hotel

15 Dhjetor 2011, 19:22Sport TEMA
Baloteli, 60 mijë euro për një natë në hotel

Mario Baloteli mund të konsiderohet pa më të voglin dyshim si futbollisti që shpenzon më shumë. Sulmuesi 21-vjeçar italian i Mançester Sitit, pasi harxhoi plot 450 mijë euro për të rikonstruktuar vilën që e dogji vetë duke luajtur, nuk ndalet së shpenzuari.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, ai është duke qendruar në një prej hoteleve më të shtrenjta në Britani, Manchester Hilton, ku ka marrë një suitë që kushton plot 60 mijë euro për një natë.

Nëse vazhdon me këto ritme, Baloteli do t’i harxhojë shumë shpejt paratë që fiton nga sheikët e Sitit.

Sakaq, lajmet e fundit nga Britania, pohojnë se Baloteli ndodhet në një tjetër telash. Ai është grindur në stërvitje me shokun e tij të ekipit, Majk Riçards. Është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit që të shuajnë zënkën, por me siguri që Baloteli nuk do ta kalojë lehtë këtë zënkë dhe nuk përjashtohet një gjobë e majme ndaj tij.

3 komente në “Baloteli, 60 mijë euro për një natë në hotel”

  1. AK says:

    Baloteli per mua eshte karakter ne vete.Ky padyshim eshte talent dhe nuk eshte e vertet qe vetem shpenzon per qejfet e tij.Perpara reth 5 muajsh Baloteli pas nje nate ne kazino ku fitoi reth 18.000€ doli dhe i dha nje lypsi me shume se 1000€.Cool

  2. Arjani says:

    Eshte vetem nje psikopat. Talenti i tij eshte sic thote nje fjale e urte” si gjalpi ne lekuren e qenit”.

  3. Grigor says:

    Populli yne qerrata ka nxjerre nje shprehje aktuale per cdo kohe:- Jevgu kur gjeti kos leu dhe b…. Cdo presesh tjeter nga ky bythe e kazanit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje