Sulmuesi i Barcelonës, David Vija, ka pësuar një dëmtim shokues në ndeshjen për Botërorin e Klubeve ndaj Al-Sadd, e cila u fitua 4-0 nga spanjollët.
Vija ka nxjerrë këmbën, pasi e ka vendosur keq dhe do të mungojë të paktën gjashtë muaj. Sezoni për tashmë mund të quhet i përfunduar. Por, me të gjitha gjasat, Vija nuk do të marrë pjesë as në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës.
Dëmtimi i tij është një humbje e madhe pikërisht për Spanjën, duke qenë se është sulmuesi kryesor i saj. Ndërkohë, tek Barcelona ai e ka humbur vendin e titullarit dhe gjatë ditëve të fundit është folur për një largim të mundshëm të tij. Por, pas këtij dëmtimi, vështirë se sulmuesin spanjoll do ta kërkojë ndonjë ekip.
Me vjen keq per Vilan por me behet qejfi se Barca donte ta shiste.Tani nuk mund ta beje me