Shorti i Ligës së Kampioneve, përballje të forta italo-angleze: Milan-Arsenal, Napoli-Çelsi

16 Dhjetor 2011, 13:28Sport TEMA

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për Ligën e Kampioneve. Nga ky short, ato që dalin të pakënaqura janë ekipet italiane dhe angleze, pasi Milani do të ndeshet me Arsenalin ndërsa Napoli me Çelsin. Interi ka një përballje të lehtë, me Marsejën.

Reali ndërkohë do të ndeshet me CSKA-në e Moskës, Barcelona me Leverkusenin dhe Bajerni me Baselin.

Ja kush janë çiftet e dala nga shorti i hedhur në Nion:

Lion-Apoel

Napoli-Çelsi

Milan-Arsenal

Basel-Bajern Mynih

Bajer-Leverkusen-Barcelona

CSKA Moskë-Real Madrid

Zenit-Benfika

Marsejë-Inter

2 komente në “Shorti i Ligës së Kampioneve, përballje të forta italo-angleze: Milan-Arsenal, Napoli-Çelsi”

  1. alban says:

    une e parashikova nje shoert te lehte per interin, ekipi me i mire dmth barcelona ka ndeshjen me te veshtire, me vjen keq per napolin por surpriza do jete apoel

  2. Valoni Fushë Kosovë says:

    perplasje t’mdha italoangleze.Favorizoj Anglezet.Testi per Interin duket i leht ne leter por ne fushen e lojes mendoj se Marseja do te befasoj.Nga Gjermanet pres loje deri ne sekonden e fundit edhe pse Leverkusen ka pak gjasa perball Skuadres se shekullit Barcelones.Ndersa Madrilienet,Bavarezet dhe Lion mendoj se jan pune e kryer.Megjithat presim ndeshjet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje