Presidenti i UEFA-së dhe ish futbollisti i Juventusit, Mishel Platini, ka deklaruar se do të dëshironte shumë që Lionel Mesi të ishte fitues i “Topit të Artë” këtë vit. Platini, që së bashku me holandezët Krujf dhe Van Basten, është lojtari që e ka fituar tre herë këtë trofe, ka thënë se sulmuesi argjentinas e meriton këtë trofe.
“Mesi është një lojtar fantastik dhe do të dojë që të kalonte rekordin tim me tre trofe Topi i Artë të fituara. Unë e fitove Topin e Artë të parë në moshën 28-vjeçare, ndërsa ai është vetëm 24 vjeç dhe tashmë e ka fituar dy herë”, ka deklaruar Platini, që e ka cilësuar Mesin një lojtar fantastik.
Mesi konkurron përballë Kristiano Ronaldos dhe shokut të ekipit, Ksavi, për të fituar këtë trofe për të tretën herë me radhë. Me të gjitha gjasat ai do të jetë fituesi, pasi edhe në “El Klasikon” e fundit, u pa qartë talenti i tij.