Kanë nisur thashethemet te Partizani. Sipas disa mediave online, por edhe faqes zyrtare të tifozave të kuq në Facebook, Sheiku Naser Al-Ferhan Alsaut ka shpallur interes për ekipin e Partizanit.
Por, puna komplikohet tek vetë klubi Partizani, i cili e ka të komplikuar statusin e tij. Klubi i kuq paguhet aktualisht nga Ministria e Mbrojtjes, institucion të cilin e njohu edhe FSHF por nga ana tjetër Z.Albert Xhani fitoi betejen në gjykatë e cila e shpalli atë pronar të klubit.
Pritet të zbardhet vendimi i apelit ku të mesohet zyrtarisht çështja e presidentit të klubit më pas të mendohet nese do të jetë Sheiku Alsaut ai që do ta blejë klubin e kuq.
Xhani sot pë sot e ka të fituar betejën me ministrinë prandaj, shiteni Partizanin, shiteni, por kujdes mbani thesin me gjalmë se do t’u duhet prapë.