Mançester Siti, super ofertë për Van Persin

17 Dhjetor 2011, 12:34Sport TEMA

Sulmuesi holandez, Robin Van Persi, do të jetë kundërshtari më i rrezikshëm për Mançester Sitin nesër, në ndeshjen me Arsenalin. Por, forma e shkëlqyer e treguar nga holandezi, ka bërë që Siti të mendojë seriozisht që në sezonin e ardhshëm, ta transferojë atë në Mançester.

“Sun” bën me dije se Siti ka gati një super ofertë për të marrë Van Persin. Mësohet se ekipi i Roberto Mançinit do t’i ofrojë Arsenalit 30 milionë euro për holandezin, ndërsa këtij të fundit do t’i japë 200 mijë stërlina në javë.

27-vjeçari ka dhe një vit kontratë me Arsenalin dhe është duke u menduar seriozisht për të ardhmen e tij, duke qenë se kjo mund të jetë kontrata e fundit e tij.

 

1 komente në “Mançester Siti, super ofertë për Van Persin”

  1. Argita_B says:

    Ka dy menyra funksioni te te dyja klubeve, City klub qe i ka rene lloto dhe ka kapriço milioneresh, pra pa asnje pike djerse ka gjithçka dhe ne anen tjeter Arsenal qe me shume pune, me nje filozofi te promovoje sa me shume talente te rinj.
    Manchester City eshte klubi me borxhet me te medha ne bote, pra nje turp i vertete per klubet amatore apo te ligave inferiore qe me te vertete kontribojne ne formimin e futbollisteve te rinj, te popullaritetit te futbollit ne bote.
    City nese do te ishte nje ndermarje normale, brenda nje viti duhej te kapitullonte pasi shpenzon 5 here me teper se sa fiton.
    Ban Persi tes Arsenal eshte nje idhull, te City do jete nje sportist i paguar me mire, po jo i sigurte te jete titullar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje