Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka lënë të hapur mundësin e rikthimit të legjendës Thierry Henry te Arsenali. Wenger do të mbetet pa Gervinhon dhe Chamakhun, pasi do të luajnë gjatë janarit në Kupën e Afrikës, për ta lënë sulmin vetëm në dorë të Robin Van Persit.
“Unë e kuptoj kur njerëzit dëshirojnë të flasin për Henryn, por për momentin ai është vetëm duke u stërvitur me ne. Nuk mund të them nëse ka shanse të luaj apo jo, por ai është mjaftë mirë i përgatitur dhe dyert i ka të hapura për të luajtur sërish te Arsenali”, ka thënë Wenger. Henri, ne rast te rikthimit, do te luante i huazuar per rreth dy muaj, pasi eshte ende nen kontrate me ekipin e New York Red Bulls.