Mediat italiane: Samir Ujkani, lojtari më i mirë me Juventusin

19 Dhjetor 2011, 11:47Sport TEMA

Novarau përball dje me ekipin kryesues të Serisë A, Juventus. Ndeshja përfundoi 2-0, por mund të kishte përfunduar edhe 8-0, duke parë rastet e pafundme të bardhezinjve.

Për shmangien e një humbje të thellë, padyshim që një meritë të madhe ka pasur portiere i kombëtares shqiptare që luan për Novarën, Samir Ujkani. Jo më kot ky i fundit është shpallur edhe lojtari më i mirë për Novarën nga ana e mediave italiane për ndeshjen kundër Juventusit.

“U vendos gabim në krosimin e De Çeljes për Pepen, që shënoi, por më pas kreu një sërë pritjesh shpëtimtare, sidomos ndaj Xhiagerinit, që doli disa herë parballë tij”, shkruan Gazetta dello Sport, e cila e ka vlerësuar së tepërmi Ujkanin, që pas dëmtimit të pësuar është detyruar të luajë me maskë.

2 komente në “Mediat italiane: Samir Ujkani, lojtari më i mirë me Juventusin”

  1. raimondi says:

    Po pra Ujkani ishte i shkelqyer ne ndeshje me Juventusin

    Hec Ujkan ! –Po e rendesishme eshte qe te jesh i shkelqyer me kombetaren

    Edhe mos harro Ujkan –Kurr te presesh penalltite ,leviz ne vend dhe pastaj hidhu –ok ?
    Hajde shifemi ! lool

  2. Argita_B says:

    Ujkani ka zhvilluar me te vertete nje ndeshje te nivelit te larte me Noraren dje.
    Fakti qe luan ne nje nga kampionatet me te forte ne bote dhe perballet me skuadra te nivelit si Milan, Inter, Juve, Napoli eshte nje eksperience teper pozitive per portierin e kombetares shqiptare.
    Futbolli italian eshte nga shkollat me te mira ne bote, urojme qe kombetarja shqiptare te perfitoje nga kjo eksperience.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje