Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alvesh, i është përgjigjur portugezit Hoze Murinjo, që pati deklaruar një ditë më parë se Barcelona fiton vetëm ndeshjet e lehta, duke iu referuar fitores ndaj Santos në finalen e Botërorit për Klube. Sipas Alvesh, Murinjo është xheloz dhe i dhemb shumë suksesi i Barcelonës.
“Murinjo përpiqet gjithmonë që të manipulojë mediat. Duket sikur vetëm fitoret e tij kanë vlerë, por mund të them vetëm se Murinjo është xheloz për sukseset tona. Ne jemi më të mirët në botë. Këtë e tregojnë numrat dhe faktet. Ne jemi kampionaët e botës dhe kjo natyrisht që u dhemb atyre që janë rrotull nesh”, ka thënë Dani Alvesh.
Desha ti bej nje pyetje Murinjos pamvarsisht qe ai nuk mund te me kthej pergjigje,kur thot Barcelona fiton vetem ndeshjet e lehta e ka edhe per realin?se edhe reali eshte nje nga keta ekipe qe barcelona e ka ngordhur qe nga 2008 deri tek ndeshja e fundit perpara nji jave,murinjo me kete qe thot ja ul vlerat edhe vetes por edhe realit
Ah mor murinjo si nuk i le nje here fjalet dhe te flasesh me vepra..
per mendimin tim barcelona duhet patjeter te shperbehet sepse ajo loz futboll te nje tjeter planeti cdo ekip qe loz me te duket shume i vogel keshtu qe humbet interesi per te pare futboll kur nuk ka rivalitet